Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të prillit
«Pagëzimi është diçka e zakonshme ndër të krishterët. Si mendoni, a është i rëndësishëm pagëzimi? [Presim përgjigjen.] Ky artikull thotë disa gjëra interesante për këtë.» I japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 prillit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe të paktën një nga shkrimet. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 prill
«Ka mendime të ndryshme rreth Jezuit. Disa thonë se ishte Mesia i premtuar. Të tjerë mendojnë se ishte veçse një njeri i mirë. Kurse të tjerë besojnë se Jezui nuk ka ekzistuar kurrë. Po ju çfarë mendoni? [Presim përgjigjen.] Sipas Biblës, është e rëndësishme të dimë të vërtetën për të. [Lexojmë Gjonin 17:3.] Kjo revistë tregon se si i përgjigjet Bibla disa prej pyetjeve që bëhen më shpesh për Jezuin.»
Zgjohuni! prill
«Jemi duke folur për familjen. A mendoni se familjet hasin shumë vështirësi sot? [Presim përgjigjen.] Shikoni ku kanë gjetur këshilla praktike mjaft familje. [Lexojmë Psalmin 119:105.] Kjo revistë tregon se si familjet me njerk i kanë përballuar me sukses vështirësitë e tyre unike duke ndjekur parimet e Biblës.»