Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 dhjetor 2013. Është përfshirë edhe java kur është programuar të trajtohet secila prej pikave që të mund të bëni kërkime çdo javë gjatë përgatitjes për në shkollë.
1. Çfarë do të na ndihmojë të tregojmë butësi në marrëdhëniet me autoritetet shekullare? (Titit 3:2) [4 nënt., w03 1/4 f. 25 p. 18-19]
2. Çfarë mësojmë nga fjalët e Pavlit drejtuar Filemonit, siç lexojmë te Filemonit 4, 5 dhe 7? [4 nënt., w08 15/10 f. 31 p. 1, 2; be f. 266 p. 4]
3. Si të hyjmë në pushimin e Perëndisë? (Hebr. 4:9-11) [11 nënt., w11 15/7 f. 27, 28 p. 16, 17]
4. Çfarë mësojmë nga Samueli dhe gjykatësit e profetët besnikë që vunë në veprim «drejtësinë»? (Hebr. 11:32, 33) [18 nënt., w11 1/1 f. 25 p. 5, 6]
5. Pse shkroi Jakovi se «mençuria nga lart është para së gjithash e dëlirë, pastaj paqësore»? (Jak. 3:17) [25 nënt., w11 15/8 f. 30-31 p. 15]
6. Kush ishin ‘të vdekurit’ të cilëve ‘iu shpall lajmi i mirë’? (1 Pjet. 4:6) [2 dhjet., w08 15/11 f. 21 p. 7]
7. Sipas 1 Gjonit 2:7-8, cilin urdhërim quan Gjoni «të vjetër» e njëkohësisht «të ri»? [9 dhjet., w08 15/12 f. 27 p. 6]
8. Kujt i referohen titujt «Alfa dhe Omega» e «i Pari dhe i Fundit»? (Zbul. 1:8, 17) [16 dhjet., w09 15/1 f. 30 p. 6]
9. Cilat janë dy mënyrat se si ‘vulosen’ të krishterët e mirosur? (Zbul. 7:3) [23 dhjet., w07 1/1 f. 31 p. 1]
10. Pse mund të jemi plotësisht të sigurt se bekimet e parathëna nën sundimin e Mbretërisë do të bëhen realitet dhe si duhet të ndikojë kjo te ne? (Zbul. 21:5, 6) [30 dhjet., re f. 303 p. 9]