Ndihmojini të jenë «të qëndrueshëm në besim»
Emocionohemi kur shohim si po e bekon Jehovai veprën e predikimit, çdo vit pagëzohen mbi 250.000 veta. (Ligj. 28:2) Njëherë që e ndihmon studentin deri në pagëzim, lajmëtari mund të ketë prirjen të mos e vazhdojë studimin e të përqendrohet të ndihmojë të tjerët. Edhe studenti mund të priret ta ndërpresë studimin që t’i kushtojë më shumë kohë shërbimit. Megjithatë është e rëndësishme që studentët e Biblës të kenë themel të fortë në të vërtetën. Duhet të jenë ‘të rrënjosur’ në Krishtin dhe «të qëndrueshëm në besim». (Kolos. 2:6, 7; 2 Tim. 3:12) Ja përse, pasi një student pagëzohet, duhet ta vazhdojë studimin derisa t’i përfundojë të dy librat, Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe Dashuria e Perëndisë.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 2011, faqja 2.