Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të demonstrojmë një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
Pse ka rëndësi? Shumë njerëz mund të mos e kuptojnë ku e kemi fjalën kur themi se ofrojmë studime biblike falas në shtëpi. Ndoshta mendojnë se duhet të bashkohen me ndonjë klasë studimi ose të bëjnë ndonjë kurs me korrespondencë. Në vend që thjesht t’u ofrojmë një studim biblik, pse të mos u demonstrojmë si bëhet një studim? Vetëm në pak minuta, madje edhe te dera, mund t’u tregosh sa e lehtë dhe e dobishme mund të jetë të studiosh Biblën.
Gjatë muajit provo këtë:
Lutu që Jehovai t’i bekojë përpjekjet e tua dhe të fillosh një studim biblik të ri.—Filip. 2:13.
Kur je në shërbim përpiqu që, të paktën një herë, të demonstrosh një studim biblik duke përdorur librin Çfarë mëson vërtet Bibla? ose të tregosh videon Si zhvillohet një studim biblik?