A u ke treguar si bëhet një studim që në vizitën e parë?
Kur u ofrohet një studim biblik, disa thonë se nuk janë të interesuar ose se ata e studiojnë Biblën në kishën e tyre. Meqë mund të mos e dinë që ne e studiojmë Biblën ndryshe nga grupet e tjera fetare, nuk e kanë idenë se sa përvojë e këndshme mund të jetë dhe sa shumë mund të mësojnë. Prandaj, në vend se vetëm sa të ofrosh një studim, pse të mos marrësh nja dy minuta kohë dhe të tregosh se si bëhet studimi që në vizitën e parë? Për ta ilustruar: mos i thuaj dikujt vetëm që je kuzhinier i mirë dhe se do kthehesh me një gjellë të shijshme; jepi ta provojë pak që në atë moment. Më poshtë tregohet se si ta bësh këtë në vetëm pak minuta, duke u bazuar te një sugjerim nga faqja 6 e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2006:
«A mendoni se do të vijë ndonjëherë dita kur të përmbushen këto fjalë? [Lexojmë Isainë 33:24 dhe presim përgjigjen.] Më lejoni t’ju tregoj diçka interesante për këtë temë.» Jepi të zotit të shtëpisë një libër Çfarë mëson vërtet Bibla dhe drejtoja vëmendjen te paragrafi 22 në faqen 36. Lexo pyetjen në fund të faqes dhe thuaji të zotit të shtëpisë të gjejë përgjigjen ndërsa ti lexon paragrafin. Pastaj, bëj përsëri pyetjen dhe dëgjo përgjigjen e të zotit të shtëpisë. Lexo një shkrim tjetër nga ato që janë aty. Lër një pyetje pezull për herën tjetër dhe pastaj lër një takim për t’u kthyer sërish. Në këtë mënyrë sapo ke filluar një studim biblik.