Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Dëshmia me anë të citofonit
Pse ka rëndësi? Dëshmia me anë të citofonit mund të duket disi frikësuese. Si të mos lejojmë që kjo të na zbehë zellin për vepra të shkëlqyera? Ki parasysh se kjo lloj dëshmie mund të jetë e vetmja mënyrë për t’u dhënë disa njerëzve lajmin e mirë. (Rom. 10:14) Përvoja ka treguar se në këtë mënyrë mund të jepet një dëshmi e efektshme. (Shih Librin vjetor 2011, f. 65 p. 2 — f. 66 p. 1 dhe Librin vjetor 2000, f. 54, p. 3.) Shqyrto sugjerimet e mëposhtme.
Gjatë muajit provo këtë:
Gjatë adhurimit familjar praktikoni sikur po predikoni me citofon, me kurriz nga njëri-tjetri.