BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 nëntor f. 7
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të dëshmojmë me telefon

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Të dëshmojmë me telefon
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Dëshmi e suksesshme me telefon
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Dëshmia me telefon mund të jetë e efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të hedhim bazën për rivizitë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • «Nuk e gjej më në shtëpi»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 nëntor f. 7
Kolazh: Një vëlla i ri që dëshmon me telefon bashkë me një vëlla të moshuar. 1. Një vëlla flet me një biznesmen në telefon. 2. Biznesmeni dëgjon mesazhin e vëllait.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të dëshmojmë me telefon

PSE KA RËNDËSI? Dëshmia me telefon është mënyrë e rëndësishme për të dhënë «dëshmi të plotë për lajmin e mirë». (Ve 20:24)a Falë saj mund t’u dëshmojmë atyre që nuk kemi mundësi t’i vizitojmë personalisht.

SI TA ARRISH?

  • Vëllai i ri në moshë sheh shkrime dhe mban shënime të shkurtra që të përgatitet për dëshminë me telefon.

    Përgatitu. Zgjidh një temë të përshtatshme. Pastaj bëj një skemë të asaj që do të thuash. Mbase e ke më të lehtë po të ulesh në tavolinë ku ke vendosur skemën dhe gjërat që të duhen, siç mund të jetë një pajisje elektronike e hapur në JW Library® ose në jw.org®.

  • Vëllai i ri ndihmon vëllanë e moshuar, i cili po flet me dikë në telefon.

    Rri i qetë. Fol natyrshëm. Buzëqesh dhe bëj gjeste sikur ta kishe personin përballë. Shmang pauzat e panevojshme. Është më mirë po të kesh dikë pranë. Nëse i zoti i shtëpisë të bën një pyetje, përsërite me zë që shoku i shërbimit të të ndihmojë ta gjesh përgjigjen.

  • Vëllai i ri dërgon një video nga jw.org.

    Hidh bazën për bisedën pasardhëse. Nëse personi tregon interes, mund të lësh një pyetje që t’i përgjigjesh kur ta telefonosh përsëri. Mund të propozosh t’i shkruash me email, t’i dërgosh ndonjë botim specifik personalisht ose me postë. Ose mund të propozosh që t’i kalosh me mesazh a me email një nga videot ose artikujt tanë. Kur është e përshtatshme tregoji diçka më shumë nga siti ynë.

a Nëse dëshmia me telefon është e lejueshme në zonën tuaj, duhet bërë duke respektuar ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo