Kutia e pyetjes
◼ Kur është e përshtatshme ta ndërpresim një studim biblik?
Kur përparimi frymor i një studenti ndalon, ndoshta duhet t’ia ndërpresësh studimin me takt. (Mat. 10:11) Mendo: a u përmbahet takimeve për studim? A e përgatit mësimin më përpara? A ka ardhur në disa mbledhje kongregacioni? A flet me të tjerët për atë që po mëson? A po bën ndryshime në harmoni me parimet e Biblës? Sigurisht, merr parasysh moshën e aftësitë që ka, duke kuptuar se çdo person përparon me ritmin e vet. Gjithashtu, nëse do ta ndërpresësh studimin, lëre derën të hapur që të mund të fillojë studim përsëri në të ardhmen.—1 Tim. 2:4.