THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PSALMET 135-141
Jemi krijuar në mënyrë të mrekullueshme
Davidi meditoi për cilësitë e mira të Perëndisë që pasqyroheshin qartë në krijimin e Tij. Me besim, ai jetoi për t’i shërbyer Jehovait.
Kur Davidi mendoi thellë për krijimin, u nxit të përlëvdonte Jehovain:
«Do të të përlëvdoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme e që të ngjall frikë»
«Kockat e mia nuk ishin të fshehura nga ti, kur u bëra në fshehtësi, kur u thura në pjesët më të thella të tokës»
«Sytë e tu panë embrionin tim, dhe në librin tënd ishin shkruar tërë pjesët e tij»