BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb16 shtator f. 8
  • Shmang këto gracka kur drejton një studim biblik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shmang këto gracka kur drejton një studim biblik
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Material i ngjashëm
  • Të drejtojmë një studim biblik në shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Ndihmoji studentët të bëhen dishepuj të pagëzuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Thjeshtësi
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
mwb16 shtator f. 8

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Shmang këto gracka kur drejton një studim biblik

Versioni i shtypur
Një vëlla i flet tepër studentit të tij

Të flasësh tepër: Mos mendo sikur ti duhet të shpjegosh gjithçka. Jezui bënte pyetje për t’i ndihmuar njerëzit që të arsyetonin dhe të arrinin në përfundimin e duhur. (Mt 17:24-27) Pyetjet e bëjnë të gjallë studimin e të ndihmojnë të përcaktosh çfarë kupton dhe beson studenti yt. (be 253 ¶3-4) Kur bën një pyetje, ji i duruar dhe prit përgjigjen. Nëse studenti përgjigjet gabim, në vend që t’i thuash përgjigjen e duhur, ndihmoje të arrijë në përfundimin e saktë duke bërë pyetje shtesë. (be 238 ¶1-2) Fol me një ritëm që e lejon studentin të kapë idetë e reja.​—be 230 ¶4.

Shumë detaje të koklavitura për arsyen pse plakemi

Ta ndërlikosh: Shmang grackën që të thuash gjithçka që di për atë temë. (Gjo 16:12) Përqendrohu te pika kryesore e paragrafit. (be 226 ¶4-5) Detajet, edhe ato interesante, mund të mjegullojnë pikat kryesore. (be 235 ¶3) Me ta kuptuar studenti pikën kryesore, kalo te paragrafi tjetër.

Një vëlla trajton tepër material dhe e ngatërron studentin

Të trajtosh vetëm materialin: Synimi ynë është të prekim zemrën, jo vetëm të trajtojmë materialin. (Lu 24:32) Përdore fuqinë e Fjalës së Perëndisë duke u përqendruar te shkrimet kyçe të mësimit. (2Ko 10:4; He 4:12; be 144 ¶1-3) Përdor ilustrime të thjeshta. (be 245 ¶2-4) Mendo për sfidat dhe bindjet e studentit dhe përshtatja mësimin. Bëj pyetje të tilla si: «Si ndihesh për atë që po mëson këtu?» «Çfarë të mëson kjo për Jehovain?» «Çfarë dobish mund të nxjerrësh po ta zbatosh këtë këshillë?»​—be 238 ¶3-5; 259 ¶2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo