BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb19 tetor f. 7
  • Sa e çmuar është Fjala e Perëndisë për ty?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa e çmuar është Fjala e Perëndisë për ty?
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Material i ngjashëm
  • Ata e vlerësuan Biblën—Fragment (Uilliam Tindali)
    Tema të tjera
  • Si erdhi Bibla tek ne?​—Pjesa e dytë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Mund të marrësh ndihmë
    Zgjohuni!—2020
  • Ata e vlerësuan Biblën
    Tema të tjera
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
mwb19 tetor f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Sa e çmuar është Fjala e Perëndisë për ty?

Në Bibël gjejmë mendimet dhe fjalët e Perëndisë Jehova, Autorit të këtij libri të shenjtë. (2Pj 1:20, 21) Ngaqë e vë theksin te shfajësimi i sovranitetit të Perëndisë me anë të Mbretërisë së tij, Bibla i jep shpresë gjithë njerëzimit se së shpejti do të vijnë ditë më të mira. Veç kësaj, Bibla shpalos personalitetin e dashur të Atit tonë qiellor, Jehovait.—Ps 86:15.

Secili nga ne ka arsye të ndryshme pse e vlerëson Fjalën e Jehovait. Por, a tregojmë se e çmojmë këtë dhuratë tejet të veçantë duke e lexuar çdo ditë e pastaj duke e zbatuar? Tregofshin veprimet tona se ndihemi si psalmisti që tha: «Oh, sa e dua ligjin tënd!»—Ps 119:97.

SHIHNI VIDEON ATA E VLERËSUAN BIBLËN—FRAGMENT (UILLIAM TINDALI), DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Uilliam Tindali; Uilliam Tindali në shtypshkronjën e tij; një kopje e botimit të parë të Dhiatës së Re nga Tindali

    Pse përktheu disa pjesë të Biblës Uilliam Tindali?

  • Pse ishin kaq të jashtëzakonshme përpjekjet e tij për të përkthyer Biblën?

  • Si u futën kontrabandë në Angli Biblat e Tindalit?

  • Si mund të tregojë secili prej nesh se e çmon Fjalën e Perëndisë?

PËR MEDITIM: Në ç’kuptim është Fjala e Perëndisë si . . .

  • një llambë dhe një dritë?​—Ps 119:105

  • uji?​—Ef 5:26

  • një shpatë?​—Ef 6:17

  • një pasqyrë?​—Jk 1:23-25

LEXOJE FJALËN E PERËNDISË ÇDO DITË

Programi për leximin e Biblës

A ke provuar të përdorësh Programin për leximin e Biblës që ka dalë te siti jw.org? PDF-ja e këtij programi të çon menjëherë te siti jw.org dhe tek ajo pjesë e Shkrimeve që dëshiron të lexosh. Nëse në gjuhën tënde janë në dispozicion edhe incizimet audio, mund t’i dëgjosh ato nga jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo