BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w24 nëntor f. 31
  • Ndihmë për të studiuar rregullisht

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë për të studiuar rregullisht
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Si të kënaqem me studimin e Biblës?
    Zgjohuni!—2012
  • Programi familjar: Studimi familjar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Mos ngurro​—Kur ke program të ngjeshur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Një program për studimin e Biblës për të gjithë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
w24 nëntor f. 31
Një motër përdor një laptop, një Bibël dhe një bllok shënimesh ndërsa studion Biblën. Ajo përdor tabelën «Fuqitë botërore që paratha Danieli» nga shtojca B9 e «Përkthimit Bota e Re».

Ndihmë për të studiuar rregullisht

A E KE të vështirë ta bësh rregullisht dhe ta shijosh studimin e Biblës? Mund të na ndodhë të gjithëve. Por mendo pak për gjëra të tjera që i bëjmë rregullisht, si për shembull të lahemi në dush. Kjo kërkon kohë e përpjekje, ama sa të freskuar ndihemi më pas! Studimi i Biblës krahasohet me një ‘larje me ujë nëpërmjet fjalës’, ndaj mund të jetë po kaq freskues. (Efes. 5:26) Ja disa sugjerime që mund të të ndihmojnë:

  • Bëj një program. Studimi i Biblës është ndër «gjërat më të rëndësishme» që nuk duhet t’i lëmë pas dore. (Filip. 1:10) Çfarë mund të të ndihmojë ta respektosh programin që ke bërë? Ndoshta mund ta vendosësh në një vend ku e sheh shpesh, si për shembull te dera e frigoriferit. Ose mund të vësh një zile në celular që të të kujtojë pak para orarit të studimit.

  • Përshtate programin me nevojat e tua. A e ke më kollaj të përqendrohesh për një periudhë të gjatë apo për disa periudha të shkurtra? Ti e di ç’është më e mira për ty. Përshtate kohëzgjatjen e studimit me rrethanat që ke. Nëse në orarin e programuar nuk të vjen të studiosh, pse të mos e provosh vetëm për dhjetë minuta? Edhe në kaq pak kohë mund të përfitosh diçka. E pasi të kesh filluar, mbase do të kesh dëshirë të studiosh edhe ca.—Filip. 2:13.

  • Zgjidh që më parë çfarë do të studiosh. Nëse ulesh për të studiuar e pastaj vret mendjen ç’të studiosh, nuk po ‘e shfrytëzon sa më mirë kohën’. (Efes. 5:16) Pse të mos bësh një listë me artikuj ose me tema që do të kishe qejf t’i studioje? Sa herë të të lindë ndonjë pyetje, mbaje shënim. E në fund të studimit, mund t’i shtosh ide të reja listës së gjërave që dëshiron të studiosh.

  • Ji elastik. Përpiqu të jesh elastik, si për shembull në lidhje me kohën që i kushton studimit ose me temat që zgjedh. Ajo që ka rëndësi, nuk është kur, sa gjatë ose çfarë studion, por sa rregullisht studion.

Studimi i rregullt na sjell goxha dobi: afrohemi me Jehovain, mësojmë të veprojmë me mençuri dhe ndihemi të përtërirë.—Jos. 1:8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo