BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 24-f. 27 par. 1
  • Një transmetim online në gjithë botën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një transmetim online në gjithë botën
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Material i ngjashëm
  • Një video e re për të filluar studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Programet e kongreseve ‘dëgjohen dhe shihen’ qartë
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Nisma e saj u shpërblye
    Zgjohuni!—2002
  • «Uau, ç’metodë e goditur!»
    Zgjohuni!—2016
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 24-f. 27 par. 1
Figura në faqen 24

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Një transmetim online në gjithë botën

TË SHTUNËN, më 5 tetor 2013, një auditor me 257.294 veta në 21 vende ndoqi mbledhjen e 129-të vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. Disa e ndoqën drejtpërdrejt, të tjerë nëpërmjet një transmetimi online. Po atë fundjavë, Dëshmitarë të tjerë panë një ritransmetim të programit. Gjithsej, programin e ndoqën 1.413.676 veta në 31 vende, mbledhja më e madhe e Dëshmitarëve të Jehovait deri më sot.

Që nga vitet 20 të shekullit të kaluar, Dëshmitarët e Jehovait i transmetojnë kongreset e tyre për auditore ndërkombëtare nëpërmjet linjave telefonike dhe rrjeteve të mëdha radiofonike. Tani, falë teknologjisë së Internetit, edhe njerëz nga vende të largëta mund t’i dëgjojnë ose t’i shikojnë aktivitetet në kohë reale ose pak më vonë.

Anëtarë të disa zyrave të degëve punuan për më tepër se një vit për të bërë gati transmetimin. Në fundjavën e transmetimit, teknikët e mbikëqyrën programin nga një qendër kontrolli në Bruklin, Nju-Jork, dhe qëndruan në krye të detyrës gjithë kohën, derisa programi u transmetua në vende të ndryshme të 15 zonave orare.

Të dhëna shkurt​—Vendet e transmetimit

  • Kryesori: Salla e Asambleve e Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin Xhersi, Nju-Xhersi, SHBA. Pjesëmarrja: 4.732 veta

  • Më i madhi: Përth, Australi Pjesëmarrja: 7.186 veta

  • Më veriori: Ferbenks, Alaskë, SHBA. Pjesëmarrja: 255 veta

  • Më jugori: Inverkargel, Zelanda e Re Pjesëmarrja: 190 veta

  • Më i largëti: Përth, Australi, që është rreth 18.700 kilometra larg qytetit Xhersi

Si bëhet transmetimi online

  1. Programin e filmojnë disa kamera.

  2. Filmimet dërgohen në një mikser, që përzgjedh filmimin më të mirë.

  3. Pastaj, videoja më e mirë dërgohet në një kompjuter në qendrën e kontrollit.

  4. Krijohen versione të filmimit më të mirë me rezolucion të ulët, të mesëm e të lartë.

  5. Këto video ndahen në fragmente dhjetësekondëshe.

  6. Fragmentet transmetohen në Internet me anë të një rrjeti serverësh.

  7. Një pajisje në vendin e destinacionit i shkarkon këto fragmente nga serveri Web në zonën ku akumulohen, ose në amortizator, dhe i mbledh sërish në një video të vetme pa ndërprerje.

  8. Auditori sheh dhe dëgjon programin.

Diagrami në faqet 26, 27
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo