Një video e re për të filluar studime biblike
Videoja e re me titull Pse ta studiosh Biblën? ka pasur shumë sukses në sitin jw.org/sq. Kjo video është bërë enkas që t’i prekë personat e interesuar që të jenë më të prirur të pranojnë kur u ofrojmë një studim biblik. Mund ta shihni nëse shkoni në fund të faqes kryesore të sitit te «Kërko një studim biblik» ose nëse skanoni kodin QR që gjendet në faqen e fundit të secilës prej fletushkave të reja. Ja disa mënyra si mund ta përdorni me efektshmëri këtë video:
Kur bëni një rivizitë, mund t’i thoni të zotit të shtëpisë: «A mund t’ju tregoj një video të shkurtër që shpjegon si të gjejmë përgjigjet e pyetjeve biblike?» Nëse pranon, tregojani videon në pajisjen tuaj elektronike ose në kompjuterin e tij.
Nëse shpërndani një nga fletushkat e reja gjatë shërbimit joformal ose dëshmisë në vendet publike, tregojini personit kodin QR dhe nxiteni ta skanojë me pajisjen e tij elektronike. Meqë në shumë gjuhë kodi QR të çon direkt te videoja në sitin tonë, mund t’ia tregoni menjëherë videon duke përdorur pajisjen tuaj elektronike.
Flituni për videon kolegëve, shokëve të shkollës, të afërmve e të njohurve të tjerë dhe ofrohuni t’ua tregoni. Ose dërgojuni me email një link që i çon te videoja dhe ftojini ta shohin vetë.
Duke përdorur këtë masë të re, mund të arrijmë të fillojmë më shumë studime biblike dhe të ndihmojnë frymësisht ‘ata që janë të prirur për jetën e përhershme’.—Vep. 13:48.