BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb16 f. 38-f. 43 par. 1
  • Lajme shkurt nga e gjithë bota

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lajme shkurt nga e gjithë bota
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përpjekje për t’u predikuar të gjithë kanadezëve
  • Administratorit i bëri përshtypje
  • Jehovai u dha stërvitjen e duhur
  • Thesi me oriz i Kenit
  • Urdhra nga gjenerali
  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2008
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2002
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2001
  • Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2005
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
yb16 f. 38-f. 43 par. 1
Fshati inuit në Kangirsuk të Kuebekut, Kanada

Kanada: Fshati inuit në Kangirsuk, në veri të Kuebekut

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Lajme shkurt nga e gjithë bota

Përpjekje për t’u predikuar të gjithë kanadezëve

Videoja Pse ta studiosh Biblën? tani është përkthyer në tetë gjuhë vendëse për të plotësuar nevojat e territorit të degës së Kanadasë. Në tetor 2014, gjatë fushatës dhjetëditore në Arktikun e Nunavikut, videon në gjuhën inuktitute e pa pothuajse çdo familje në 14 komunitete, që përbëjnë një popullsi mbi 12.000 banorë.

Administratorit i bëri përshtypje

Në shtator të 2014-s u mbajt kongresi ndërkombëtar në Stadiumin e Kupës së Botës, në Sangam të Seulit, në Korenë e Jugut. Programin e shijuan mbi 56.000 veta. Administratori i stadiumit shprehu vlerësimin për sjelljen e shkëlqyer të Dëshmitarëve dhe për bashkëpunimin me ta gjatë kongresit. Ai tha: «Të gjithë ishin shumë të sjellshëm. Mbeta pa fjalë kur i shihja tek pastronin stadiumin më mirë se personeli ynë profesionist i pastrimit. Do të doja që edhe personeli ynë të kishte të njëjtën etikë pune. Nëse duam të jemi tamam fetarë, duhet të bëhemi si Dëshmitarët e Jehovait.»

Kongresi ndërkombëtar 2014 në Seul, Kore e Jugut

Koreja e Jugut: Kongresi ndërkombëtar i vitit 2014 në Seul

Jehovai u dha stërvitjen e duhur

Në maj 2012 qeveria e Suedisë nuk e pranoi kërkesën e Dëshmitarëve të Jehovait për të përfituar nga lehtësimet ekonomike si organizatat e tjera fetare. Trupi Udhëheqës dha miratimin që të apelonin pranë Gjykatës së Lartë Administrative atje.

Gjykata vendosi të organizonte një seancë dëgjimore para se të merrte vendimin. Disa vëllezër nga shtete të ndryshme u mblodhën në një Sallë Mbretërie në Stokholm, që të bënin prova si t’u përgjigjeshin pyetjeve që mund t’u bëheshin.

Gjatë provave ra zilja e sallës. Një vëlla hapi derën dhe pa që ishin dy vajza 13 e 14 vjeçe. Pasi u prezantuan, thanë se kishin disa pyetje për Dëshmitarët e Jehovait. Vëllai sjell ndër mend: «Doja t’u thosha të vinin ditë tjetër, meqë ishim të zënë dhe s’kishim kohë për një gjë të tillë.»

Prapëseprapë, vëllai ndërroi mendje dhe foli me to. Vajzat kishin gjithë ato pyetje, disa prej të cilave goxha specifike për çështje shoqërore dhe për votimin gjatë zgjedhjeve. Më pas vëllai u kthye te vëllezërit e tjerë dhe u tha çfarë pyetjesh i kishin bërë vajzat dhe si u ishte përgjigjur.

Të nesërmen vëllezërit u habitën që shumë nga pyetjet që u bëri Gjykata gjatë seancës ishin pikërisht ato që u kishin bërë vajzat. Një vëlla, përfaqësues i organizatës, thotë: «Ndihesha fare i qetë, edhe pse mund të isha tejet në ankth ngaqë isha para avokatëve më të zotë në vend. Mirëpo e ndieja se Jehovai tashmë na kishte treguar se ishte me ne, duke na dhënë stërvitjen e duhur një ditë më parë.»

Gjykata vendosi në favorin tonë dhe çështja iu kthye qeverisë për një vendim të ri.

Thesi me oriz i Kenit

Keni, që është gjashtë vjeç, jeton në Haiti. U kënaq kur mori vesh se shpejt do të ndërtohej një Sallë e re Mbretërie për kongregacionin e tij. Bëri një kuti kontributesh sekrete dhe e fshehu në dhomën e tij. Në vend që t’i shpenzonte në shkollë paratë që i jepnin prindërit, i fuste në kuti. E bëri këtë rregullisht derisa erdhi grupi për të punuar në projektin e ndërtimit të Sallës së Mbretërisë. U dha kutinë e tij sekrete, që kishte aq pará sa për të blerë një thes me oriz. Orizi i Kenit u përdor për shumë ditë për drekë në kantier.

Urdhra nga gjenerali

Gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar kërkohej leje e veçantë për të hyrë në zonat karantinore të Sierra-Leones, ngaqë kishte pllakosur Ebola. Për shembull, mbikëqyrësit qarkorë duhej të kishin leje kalimi për veten dhe për makinat që të futeshin në ato zona. Po njësoj edhe ata që transportonin literaturën dhe korrespondencën. Pjesëtarët e Komitetit të Ndihmës në Rast Katastrofash duhej të çonin termometra me rreze infra të kuqe, klor dhe ushqime. Dokumentacioni i nevojshëm sigurohej gjithmonë dhe kjo të mahniste.

Një rast ishte veçanërisht besimforcues. Vëllezërit bënë një kërkesë me shkrim për 34 leje kalimi për njerëzit dhe 11 për makinat, por duhej të takonin një gjeneral ushtrie që ta miratonte. Dy vëllezër nga zyra e degës u takuan me gjeneralin ditën që shpresonin të merrnin lejet e kalimit. Por nuk po e gjenin kërkesën. U thanë vëllezërve të kërkonin vetë mes pirgut të kërkesave të tjera, por më kot. Në këtë moment, gjenerali i tha sekretares se po e mbyllte zyrën dhe se për dy javë nuk do të shqyrtohej asnjë kërkesë. Vëllezërit iu përgjëruan Jehovait në heshtje. Sakaq, gjenerali pa nga vëllezërit dhe i pyeti: «Sa leje kalimi ju duhen?» Kur dëgjoi numrin, gjenerali brofi nga karrigia dhe ulëriti: «Janë tepër!»

Vëllezërit i shpjeguan natyrën e veprës sonë dhe ndihmën që po ofronim me furnizimet tona gjatë epidemisë së Ebolës. Gjenerali ndaloi për një moment, pa nga sekretarja dhe i tha: «Jepua të gjitha!»

Vend për të larë duart jashtë një Salle Mbretërie në Afrikën Perëndimore

Guineja dhe Sierra-Leone: Në Sallat e Mbretërisë u krijuan kushte për dezinfektimin e duarve

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo