BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwex artikulli 30
  • Ata i vlerësuan letrat e saj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ata i vlerësuan letrat e saj
  • Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia i ka tharë lotët e saj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?
    Të rinjtë pyesin
  • Mbeti pa fjalë nga rezultatet
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Ata vazhduan të përhapnin lajmin e mirë gjatë pandemisë
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
Shih më tepër
Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
ijwex artikulli 30
Një burrë mban në dorë një letër me shkrim dore që sapo e nxori nga kutia postare.

Ata i vlerësuan letrat e saj

Bruku është një Dëshmitare e Jehovait që jeton në Shtetet e Bashkuara. Gjatë pandemisë së COVID-19, ajo predikonte me anë të letrave. Në fakt, shkruante shumë letra çdo javë. Mirëpo, pas një viti e gjysmë u shkurajua sepse deri në atë moment, i ishte përgjigjur vetëm një person; edhe ai për t’i thënë që të mos i shkruante më. Ndaj, Bruku mendonte që kot sa lodhej.

Megjithatë, pas ca kohësh, Kimi, një Dëshmitare që punon në bankë, i përmendi Brukut një bisedë që kishte bërë me një klient të bankës. Ky i kishte treguar se kishte marrë një letër të shkruar me shkrim dore nga një Dëshmitare e Jehovait. Doli që këtë letër e kishte shkruar Bruku. Një javë më pas, klienti erdhi sërish në bankë, dhe gjatë bisedës, e pyeti Kimin nëse mund të ndiqte një nga mbledhjet tona që në atë kohë mbaheshin me videokonferencë.

Pak kohë më vonë, Davidi, një Dëshmitar tjetër, i tregoi Brukut për një koleg të cilit i kishte ardhur me postë një nga letrat e saj. I kishte bërë kaq shumë përshtypje që letra ishte shkruar me dorë sa ishte shprehur: «Sikur edhe njerëz të tjerë të interesoheshin kështu për ne!» Davidi përfitoi nga rasti për t’i dhënë më shumë dëshmi dhe i tha se, nëse kishte dëshirë, mund t’i sillte ca botime. Kolegu pranoi me kënaqësi.

Dëshmitarët e Jehovait mund të mos e dinë nëse fara që kanë mbjellë në shërbim tashmë ka mbirë. (Eklisiastiu 11:5, 6) Megjithatë, ashtu si Brukut, përvoja si këto ua forcojnë bindjen se përpjekjet që bëjnë në shërbim ia vlejnë.—1 Korintasve 3:6.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo