BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 66
  • Si ta përballoj ndarjen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta përballoj ndarjen?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ndjenjat që mund të provosh
  • Ç’mund të bësh
  • Kur një lidhje merr fund
    Zgjohuni!—2015
  • Si ta përballoj ndarjen?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si ta përballoj ndarjen?
    Zgjohuni!—2009
  • Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 66
Një i ri i trishtuar që mban një varëse në formë zemre

TË RINJTË PYESIN

Si ta përballoj ndarjen?

Stiveni thotë: «Kur u ndava nga e dashura, ndihesha i dërrmuar fare. S’kisha ndier ndonjëherë dhimbje më të madhe emocionale.»

A të ka ndodhur edhe ty një gjë e tillë? Nëse po, ky artikull mund të të ndihmojë.

  • Ndjenjat që mund të provosh

  • Ç’mund të bësh

Ndjenjat që mund të provosh

Pa diskutim që një ndarje u shkakton dhimbje të dyja palëve të përfshira.

  • Nëse ndarjen e kërkove ti, ka mundësi që e kupton mirë Jasminën, e cila tha: «Dijenia se lëndova dikë që e kisha për zemër ishte një barrë në ndërgjegjen time që shpresoj mos ta mbaj më kurrë.»

  • Nëse ndarjen nuk e kërkove ti, atëherë ka mundësi që e kupton pse disa e kanë barazuar dhimbjen që sjell ajo me pikëllimin kur të vdes një njeri i dashur. Një e re me emrin Xhaneta, u shpreh: «Në të vërtetë kalova të gjitha fazat e procesit të pikëllimit, përfshirë mohimin, zemërimin, dëshpërimin dhe në fund, thuajse një vit më pas, pranimin.»

Përfundimi: Pas një ndarjeje mund të ndihesh përtokë dhe i dëshpëruar. Një shkrimtar i Biblës e përshkroi kështu: «Një frymë e dërrmuar i than kockat.»​—Proverbat 17:22.

Ç’mund të bësh

  • Dikush duke folur

    Fol me një mik të pjekur. Bibla thotë: «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.» (Proverbat 17:17) Kur ia zbraz ndjenjat prindit a një miku të pjekur, kjo mund të të ndihmojë t’i shohësh gjërat ndryshe.

    «Për muaj të tërë u mbylla në vetvete dhe nuk i tregova askujt si ndihesha. Por miqtë mund të të ndihmojnë të shërohesh emocionalisht, ndaj vetëm kur fola me ta, gjeta njëfarë lehtësimi.»​—Xhaneta.

  • Truri i njeriut

    Mëso nga ajo që ndodhi. Një proverb tjetër biblik thotë: «Fito mençuri, fito kuptueshmëri.» (Proverbat 4:5) Eksperiencat jo të këndshme mund të na mësojnë shumë për veten dhe për mënyrën si reagojmë përballë zhgënjimit.

    «Pasi u ndava, një shok më pyeti se ‘çfarë kisha mësuar nga kjo lidhje dhe si mund të më ndihmonte kjo kur të lidhesha sërish në të ardhmen’.»​—Stiveni.

  • Dikush duke u lutur

    Lutu. Bibla thotë: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai vetë do të të mbështetë.» (Psalmi 55:22) Lutjet mund të të ndihmojnë të përballosh dhimbjen dhe ta shohësh me tjetër sy ndarjen.

    «Lutu vazhdimisht. Jehovai e kupton dhimbjen tënde dhe madje e njeh situatën më mirë se ti vetë.»​—Marsia.

  • Një dorë që ndihmon

    Ndihmo të tjerët. Bibla thotë: ‘Shihni me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.’ (Filipianëve 2:4) Sa më shumë të ndihmosh të tjerët, aq më shpejt do të fitosh pikëpamjen e duhur për ndarjen.

    «Ndarja mund të duket si fundi i botës dhe mund të lëndojë më shumë se dhimbjet fizike. Megjithatë kuptova se dhimbja kalon, thjesht duhej ti jepja kohë vetes që kjo plagë emocionale të shërohej.»​—Evelina.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo