BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 144
  • Çfarë thotë Bibla për kremimin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për kremimin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Ide të gabuara të përhapura për kremimin
  • A është e gabuar djegia e kufomës?
    Zgjohuni!—2009
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Prapë në pluhur: Në ç’mënyrë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 144
Urnë pranë fotografisë së të ndjerit

Çfarë thotë Bibla për kremimin?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk jep një drejtim të qartë për kremimin, pra për djegien e kufomës në kremator. Në të nuk ka ndonjë urdhërim as për varrosjen dhe as për kremimin e të vdekurve.

Ama, Bibla flet për disa raste kur shërbëtorë besnikë të Perëndisë varrosën të afërmit e vdekur. Për shembull, Abrahami bëri goxha përpjekje të gjente një vend ku të varroste të shoqen, Sarën.​—Zanafilla 23:2-20; 49:29-32.

Gjithashtu, Bibla përmend edhe individë besnikë që i dogjën trupat e të ndjerëve. Për shembull, kur Sauli, mbreti i Izraelit, dhe tre nga djemtë e tij u vranë në betejë, trupat e tyre mbetën fillimisht në territorin armik, ku u trajtuan në mënyrë poshtëruese. Kur e morën vesh këtë, disa luftëtarë izraelitë besnikë shkuan të merrnin trupat e Saulit dhe të djemve të tij, i dogjën dhe më pas i varrosën. (1 Samuelit 31:8-13) Bibla lë të kuptohet se mënyra si u veprua me kufomat e atyre burrave, ishte e pranueshme.​—2 Samuelit 2:4-6.

Ide të gabuara të përhapura për kremimin

Ide e gabuar: Kremimi çnderon trupin.

Fakt: Bibla thotë se kush vdes, kthehet në pluhur, dhe kjo ndodh natyrshëm pas dekompozimit të kufomës. (Zanafilla 3:19) Kremimi e përshpejton këtë proces, duke e kthyer trupin në hi, ose në pluhur.

Ide e gabuar: Në kohët biblike, pas vdekjes digjeshin vetëm ata që nuk kishin miratimin e Zotit.

Fakt: Është e vërtetë se trupat e pajetë të disa njerëzve jobesnikë, si të Akanit dhe të familjes të tij, u dogjën. (Josiu 7:25) Megjithatë, ky ishte një përjashtim. (Ligji i përtërirë 21:22, 23) Siç e pamë më lart, edhe trupat e disa besnikëve u dogjën pas vdekjes, si në rastin e Jonatanit, djalit të mbretit Saul.

Ide e gabuar: Nëse kufoma digjet, Zoti nuk e ringjall dot atë person.

Fakt: Për sa i përket ringjalljes, për Perëndinë nuk ka rëndësi nëse trupi i një njeriu është varrosur, është djegur në kremator, ka humbur në det apo e kanë ngrënë kafshët e egra. (Zbulesa 20:13) I Plotfuqishmi mund të ribëjë fare lehtë një trup të ri për të.—1 Korintasve 15:35, 38.

Kremim apo varrosje?—Si të zgjedhësh

Para se të vendosësh se ç’të bësh me trupin e të ndjerit, shqyrto faktorët e mëposhtëm.

  • Dëshira e të ndjerit. Në Bibël tregohen disa raste ku pjesëtarët e familjes e respektuan amanetin e të ndjerit se çfarë të bënin me trupin e tij pas vdekjes.—Zanafilla 50:4, 5; Dalja 13:19.

  • Zakonet vendëse. Shpesh edhe zakonet e vendit ndikojnë te mënyra si veprohet me trupin e të ndjerit. (Gjoni 19:40) Për shembull, në kohët biblike njerëzit e kishin zakon t’i varrosnin të vdekurit. (Zanafilla 49:31; 1 Samuelit 28:3) Edhe sot, një person mund të zgjedhë të ndjekë zakonet vendëse për këtë çështje, për sa kohë nuk bien ndesh me parimet biblike.

  • Kërkesat ligjore. Bibla na nxit t’u bindemi autoriteteve shtetërore. (Romakëve 13:1) Në disa vende, autoritetet kanë miratuar ligje për mënyrën si duhet vepruar me trupat e pajetë. Për shembull, në rastin e kremimit, disa autoritete kanë përcaktuar vendet ku nuk mund të shpërndahet hiri.

  • Ndjenjat e të tjerëve. Shkrimet na nxitin të shohim me interes edhe çështjet e të tjerëve. (Filipianëve 2:4) Ndaj, para se të vendosim se ç’të bëjmë, mund të mendojmë për këto pyetje: si ndihen pjesëtarët e tjerë të familjes për kremimin apo për varrosjen e të ndjerit? Si shihen këto zakone në vendin ku jetoj?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo