BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 88
  • Si të motivohem për të bërë aktivitet fizik?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të motivohem për të bërë aktivitet fizik?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet të merrem me aktivitet fizik?
  • Çfarë më pengon?
  • Çfarë mund të më ndihmojë të bëj aktivitet fizik?
  • Ji i ekuilibruar
  • A bëni fizkulturë sa duhet?
    Zgjohuni!—2005
  • Hapi 3​—Mbajeni trupin në lëvizje
    Zgjohuni!—2011
  • Pse të kujdesem për shëndetin?
    Zgjohuni!—2010
  • Pse të kujdesem për shëndetin?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 88
Një adoleshent ngrihet nga kolltuku dhe fillon të vrapojë

TË RINJTË PYESIN

Si të motivohem për të bërë aktivitet fizik?

  • Pse duhet të merrem me aktivitet fizik?

  • Çfarë më pengon?

  • Çfarë mund të më ndihmojë të bëj aktivitet fizik?

  • Ji i ekuilibruar

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pse duhet të merrem me aktivitet fizik?

Në disa vende, të rinjtë i kushtojnë pak kohë aktivitetit fizik, dhe kështu e vënë në rrezik shëndetin. Me të drejtë Bibla thotë se «stërvitja e trupit është e dobishme». (1 Timoteut 4:8) Shqyrto si më poshtë:

  • Të bën të ndihesh më mirë. Kur bëjmë aktivitet fizik, çlirojmë endorfinë, substancë kimike e trurit që na bën të ndihemi të relaksuar dhe të gëzuar. Disa e quajnë aktivitetin fizik si një antidepresiv natyror.

    «Kur dal për vrap herët në mëngjes, gjithë ditën e kam më produktive dhe më të këndshme. Vrapi më ngre humorin.»—Rexhina.

  • Të përmirëson paraqitjen. Kur ushtrohesh me ekuilibër, do të jesh më i fortë, më i shëndetshëm dhe ka shumë të ngjarë më i sigurt me veten.

    «Jam e kënaqur që tani mund të bëj 10 ushtrime në hekur tek, kur një vit më parë nuk arrija të bëja as edhe një. Por mbi të gjitha, që po kujdesem për trupin tim.»—Olivia.

  • Të zgjat jetën. Aktiviteti fizik i bën mirë sistemit kardiovaskular dhe atij të frymëmarrjes. Ushtrimet aerobike ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjes së arterieve koronare, shkaktare kryesore e vdekjes te burrat dhe te gratë.

    «Kur ushtrohemi rregullisht, i tregojmë Krijuesit se e vlerësojmë trupin që na ka dhënë.»—Xhesika.

Përfundimi: Ushtrimet i sjellin dobi të mëdha shëndetit jo vetëm për momentin, por edhe në të ardhmen. «Asnjëherë s’ke për të thënë: ‘Ah sikur të mos kisha dalë për vrap ose për ecje në natyrë’,—shprehet një e re me emrin Tonia.—Asnjëherë s’jam penduar që s’u kam kushtuar rëndësi preteksteve.»

Një adoleshent shikon motorin e një makine të lënë pas dore

Një makinë e lënë pas dore, herët a vonë nuk do të funksionojë. E njëjta gjë ndodh edhe me trupin nëse neglizhon aktivitetin fizik

Çfarë më pengon?

Ja disa mundësi:

  • S’kam arsye. «Them se, kur je i ri, ndihesh i pathyeshëm. Vështirë ta imagjinosh veten me probleme shëndetësore. Ti mendon se vetëm të moshuarit kanë probleme me shëndetin.»—Sofia.

  • S’kam kohë. «Meqë jam shumë e ngarkuar, më duhet të programohem që të arrij të ha shëndetshëm dhe të fle mirë. Por gjetja e kohës për ushtrime ka qenë e vështirë.»—Klarisa.

  • S’kam abonim në palestër. «Ta mbash trupin në formë, kushton; duhet të paguash, nëse do të shkosh në palestër.»—Xhina.

Për të menduar:

Cila është pengesa kryesore për ty? Që ta kapërcesh, kërkohet angazhim, por rezultati është shpërblyes.

Çfarë mund të më ndihmojë të bëj aktivitet fizik?

Ja disa sugjerime:

  • Mos prit që të tjerët të të nxitin të kujdesesh për shëndetin.—Galatasve 6:5.

  • Mos u justifiko. (Eklisiastiu 11:4) Për shembull, s’ka pse të jesh i abonuar në një palestër që të fillosh të ushtrohesh. Mjafton të gjesh një aktivitet që të pëlqen dhe fute në program.

  • Pyet të tjerët për ide.—Proverbat 20:18.

  • Bëj një program. Vër një objektiv ose synim dhe mbaje shënim progresin që të ruash motivimin.

  • Gjej dikë që të ushtroheni së bashku. Ai mund të të nxitë dhe të të ndihmojë të ruash rregullsinë.—Eklisiastiu 4:9, 10.

  • Prit që të të dalin vështirësi dhe mos u dorëzo.—Proverbat 24:10.

Ji i ekuilibruar

Bibla u thotë si burrave, edhe grave të jenë të përkorë ose të matur në zakone. (1 Timoteut 3:2, 11) Prandaj ji i ekuilibruar në lidhje me aktivitetin fizik. Ata që ushtrohen deri në ekstrem, shpesh japin përshtypjen si njerëz sipërfaqësorë. Një vajzë me emrin Xhulia thotë: «Kur një djalë ka vetëm muskuj dhe pak inteligjencë, vështirë të të bëjë përshtypje.»

Ki kujdes edhe nga thëniet motivuese, që të nxitin ta ekzagjerosh me aktivitetin fizik edhe kur je i sfilitur. Kur shkon pas këtyre thënieve, mund të dëmtosh shëndetin dhe të shpërqendrohesh nga «gjërat më të rëndësishme».—Filipianëve 1:10.

Për më tepër, thëniet motivuese mund të kenë efekt të kundërt. Një e re që quhet Vera, vëren: «Shumë vajza ruajnë foto të njerëzve të cilëve duan t’u ngjajnë dhe i shohin kur u mungon motivimi. Por përfundojnë duke u krahasuar dhe shkurajohen. Më mirë të kesh si objektiv përmirësimin e shëndetit dhe jo të pamjes.»

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Jasmina

«Më pëlqen vrapi, sepse më ndihmon shumë të shkarkoj stresin. Kur vrapoj, më shtohen edhe rrahjet e zemrës, e kështu djeg kalori. Pas vrapit, ndihem më energjike dhe më mirë me veten.»—Jasmina.

Xhoeli

«Parapëlqej të ushtrohem duke u marrë me sporte, sidomos me basketboll. Sa filloj lojën, harroj që po ushtrohem. Do ca kohë që t’ia marrësh dorën një sporti dhe që të të pëlqejë, por ia vlen barra qiranë.»—Xhoeli.

Lili

«Ecja në natyrë më bën shumë mirë si mendërisht, edhe fizikisht. Si shumica e njerëzve, me raste përjetoj ankth, por kur jam në natyrë, ndihem më e kthjellët dhe më me energji, diçka e rrallë për kaosin ku jetojmë.»—Lili.

Majëllsi

«Shumë gjëra që e bëjnë aktivitetin fizik të duket i vështirë, nuk janë dhe aq të vështira nëse nuk e mban mendjen atje. Për shembull, kur luaj basketboll, përqendrohem te loja dhe jo te lodhja. Basketbolli është edhe një mënyrë e shkëlqyer për të zënë shokë.»—Majëllsi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo