BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 90
  • Si të largoj mendimet negative?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të largoj mendimet negative?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’pikëpamje ke për veten?
  • Pse ka rëndësi?
  • Ç’mund të bësh?
  • Lexo më shumë për këtë
  • Këndvështrimi ndryshon gjithçka!
    Zgjohuni!—2016
  • Ç’të bëj nëse nuk përshtatem dot me të tjerët?
    Të rinjtë pyesin
  • Ti mund t’i mposhtësh ndjenjat e vetëvrasjes
    Të rinjtë pyesin
  • Çfarë të bëj kur prindërit nuk më lënë të përdor median sociale?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 90
Retë e zeza shkarkohen mbi një të re të zhytur në mendime negative

TË RINJTË PYESIN

Si të largoj mendimet negative?

  • Ç’pikëpamje ke për veten?

  • Pse ka rëndësi?

  • Ç’mund të bësh?

  • Lexo më shumë për këtë

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Ç’pikëpamje ke për veten?

  • Optimist

    «Jam tip i shtruar dhe përpiqem të jem e lumtur. Pse të mos jem çdo ditë e buzëqeshur?»—Valeria.

  • Pesimist

    «Reagimi im i parë ndaj një gjëje pozitive është: ka diçka që s’shkon këtu—është tepër e bukur për të qenë e vërtetë.»—Rebeka.

  • Realist

    «Optimizmi është formulë për zhgënjimin, ndërsa pesimizmi ta bën jetën të mjerë. Kur jam realiste, i shoh gjërat ashtu siç janë.»—Ana.

Pse ka rëndësi?

Bibla thotë se «kush është i gëzuar në zemër, ka vazhdimisht gosti». (Proverbat 15:15) Me fjalë të tjera, ata që i hedhin poshtë mendimet e kota negative dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën, zakonisht janë më të lumtur. Madje zënë edhe më shumë miq. Fundja, kush ka qejf të rrijë me njerëz që janë gjithnjë të zymtë?

Prapëseprapë, edhe më optimisti në botë duhet të përballet me realitetin. Për shembull:

  • Media mund të të bombardojë me lajme për luftëra, terrorizëm ose krime.

  • Mund të përballesh me probleme në familje.

  • Po lufton me dobësitë dhe me të metat e tua.

  • Mbase të ka lënduar një mik.

Në vend që t’i mbyllësh sytë para këtij realiteti ose të fiksohesh aq sa të ndihesh kot fare, përpiqu të jesh me këmbë në tokë. Kështu nuk do të të mbetet mendja te gjërat negative dhe as do të të vërë përfund realiteti i jetës.

Një e re që buzëqesh pasi hapet koha

Mund t’i përballosh stuhitë e jetës, i sigurt se dielli do të dalë sërish

Ç’mund të bësh?

  • Shihi me sy realist të metat

    Bibla thotë: «Në tokë nuk ka asnjeri që bën vazhdimisht mirë, pa bërë kurrë gabim.» (Eklisiastiu 7:20, Bibla ECM) Edhe pse ke dobësi dhe bën gabime, kjo nuk tregon se je dështak por se je thjesht njeri.

    Si të jesh realist: Puno me pikat e tua të dobëta, por mos prit përsosmëri. Një i ri me emrin Kaleb, pohon: «Përpiqem të mos e mbaj mendjen te gabimet. Përkundrazi dua të mësoj prej tyre, që të përmirësoj.»

  • Mos u krahaso

    Bibla thotë: «Le të mos kemi frymën e unit dhe të mos ngjallim konkurrencë me njëri-tjetrin, duke e pasur zili njëri-tjetrin.» (Galatasve 5:26) Kur në rrjetet sociale sheh foto të rasteve që s’ishe i ftuar, mbase ndihesh keq e mendon se shokët s’të vlerësojnë.

    Si të jesh realist: Pranoje që nuk do të të ftojnë gjithmonë. Përveç kësaj, këto postime nuk e përcjellin tërë tablonë. Një adoleshente me emrin Aleksa, thotë: «Në rrjetet sociale zakonisht gjen momentet më pikante. S’para poston njeri gjëra të zakonshme.»

  • Nxit paqen, sidomos në familje

    Bibla thotë: «Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë.» (Romakëve 12:18) Edhe pse s’kontrollon dot veprimet e të tjerëve, mund të kontrollosh reagimin tënd. Varet nga ti nëse do të jesh paqësor.

    Si të jesh realist: Ji i vendosur të mos e acarosh situatën në familje. Përpiqu të ruash paqen, siç do të bëje me një mik. Një adoleshente që quhet Melinda, shprehet: «Duam, s’duam, me raste do ta lëndojmë njëri-tjetrin, sepse nuk jemi të përsosur. Ama e kemi në dorë nëse do t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë apo do të jemi paqësorë.»

  • Ji mirënjohës

    Bibla thotë: «Tregohuni mirënjohës.» (Kolosianëve 3:15) Një qëndrim i tillë ta bën më të lehtë të fokusohesh te gjërat që po shkojnë mirë, sesa tek ato që s’po shkojnë si duhet.

    Si të jesh realist: Mos i mbyll sytë para problemeve, por as mos i lejo të të eklipsojnë gjërat e bukura. Një e re me emrin Rebeka, thotë: «Çdo ditë hedh në ditar diçka pozitive. Dua t’i kujtoj vetes se kam plot gjëra të mira në jetë.»

  • Zgjidhe shoqërinë

    Bibla thotë: «Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.» (1 Korintasve 15:33) Kur kalon kohë me persona kritikues, ironikë dhe të hidhur, do s’do, do të ndikohesh nga qëndrimi i tyre.

    Si të jesh realist: Edhe shokët e tu do të kenë ditë të vështira dhe ndonjëherë mund të mos shohin dritë në fund të tunelit. Jepu zemër, por mos i lejo problemet e tyre të të zënë frymën. Një e re që quhet Mishela, pohon: «Mos rri vetëm me njerëz që ankohen ose që kanë qëndrim negativ. Edhe në matematikë, kur mbledh dy numra negativë, rezultati është një numër më i madh negativ.»

Lexo më shumë për këtë

Sipas Biblës, jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar».(2 Timoteut 3:1) Nëse e ke të vështirë të jesh pozitiv në një botë me kaq shumë probleme, lexo artikullin: «A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?»

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Ema

«Ndonjëherë, kur ndihem pesimiste, listoj aspektet negative dhe pozitive të situatës. Kjo më ndihmon të ndalem pak dhe ta shoh situatën me një sy tjetër. Edhe në këto raste, shpesh del diçka e mirë.»—Ema.

Xhesi

«Kur jam i mërzitur, përpiqem të ndihmoj dikë ose të bëj diçka të mirë për të tjerët. Jezui tha se ka më shumë lumturi të japësh. Kur jap, arrij të ekuilibroj mendimet.»—Xhesi.

Përmbledhje: Si të largoj mendimet negative?

Shihi me sy realist të metat. Puno me pikat e tua të dobëta, por mos prit përsosmëri.

Mos u krahaso. Mos e merr personale kur nuk të ftojnë në ndonjë rast.

Nxit paqen, sidomos në familje. Përpiqu të mos e acarosh situatën më tepër, por të jesh paqësor.

Ji mirënjohës. Mos i mbyll sytë para problemeve, por as mos i lejo të të eklipsojnë gjërat e bukura.

Zgjidhe shoqërinë. Rri me persona që nuk shkurajohen tej mase nga problemet e jetës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo