BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/96 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1996
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1996
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
Zgjohuni!—1996
g 1/96 f. 30

Nga lexuesit tanë

I ri i guximshëm Jam 15 vjeçe dhe dëshiroj t’ju falënderoj për artikullin e 22 janarit 1995 (angl.), «Besimi i Xhoshuas: një fitore për të drejtat e fëmijëve». Sa emocionuese ishte të lexoje për dikë të moshës sime që ka një besim dhe dashuri të tillë për Jehovain! Leximi i këtyre artikujve më bëri ta konsideroja më seriozisht marrëdhënien time me Jehovain.

M. S., Shtetet e Bashkuara

Jam 16 vjeç dhe e kam shumë të vështirë të gjej kohë për t’i lexuar të gjitha revistat. Megjithatë, lexova artikullin për Xhoshuan dhe asgjë s’më ka prekur ndonjëherë kaq shumë. Ai ishte i vendosur në qëndrimin e tij kundër transfuzioneve të gjakut. Nuk munda t’i mbaja lotët. Tani e kuptoj se duhet të lexoj gjithçka mundem nga ajo që vjen nga organizata e Jehovait.

T. S., Britani

Marr pjesë në Kishën Anglikane, megjithatë më pëlqen të lexoj revistën Zgjohuni! Nuk mund t’i mbaj lotët për atë që Xhoshua kaloi dhe në të njëjtën kohë lavdëroj Perëndinë që ka njerëz me një besim të tillë tek Ai.

P. O., Nigeri

Jam 17 vjeçe dhe shërbej në kohë të plotë. Vuaj nga një sëmundje që më shkakton anemi akute. Mjeku im donte të më bënte transfuzion, por po e kapërcej problemin. E lexova artikullin disa herë dhe çdo herë më jepte më shumë kurajë.

I. L. M., Brazil

Edhe vdekja e një personi të dashur nuk më ka prekur aq sa të derdhja lotë. Ndërsa kur lexova përvojën e Xhoshuas, qava. Besimi, guximi dhe integriteti i tij më prekën.

T. M., Zimbabve

Gjumi me fëmijën Vumë re në botimin e 22 korrikut 1994, angl., një fragment të shkëputur nga studimi i dr. Xhejms MekKena. («Një vështrim rreth botës») Ai sugjeronte se kur nënat flenë me fëmijët, zvogëlojnë rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur foshnjore (SIDS). Një studim nga Zelanda e Re mbi sindromat e vdekjes së papritur foshnjore ka treguar se rreziku i SIDS është shumë më i madh, nëse prindërit e mbajnë fëmijën në krevatin e tyre.

Dr. S. L. T., Zelanda e Re

Ju falënderojmë për informacionin. Dr. MekKena sqaroi kohët e fundit pozitën e tij dhe pranoi rreziqet e mbytjes aksidentale të fëmijës, kur nëna fle me të. (Krahaso 1. Mbretërve 3:19.) Prandaj, shumë mjekë sugjerojnë të mos flihet me fëmijën dhe këshillojnë që ai të vihet për të fjetur në një krevat për fëmijë pa jastëk dhe pa kuverta të trasha.—ED.

Bleta kundër kompjuterit Dua thjesht t’ju shpreh falënderimet e mia për artikullin «Bleta kundër kompjuterit». (8 shkurt 1995, angl.) Artikulli më preku thellë. Krijuesi ynë i Madh ka bërë që edhe krijesa të vogla si bleta të jenë të mrekullueshme dhe të pashoqe.

K. K., Gjermani

Autizmi Shumë faleminderit për artikullin «Autizmi: Sfidat e një çrregullimi që të lë pa mendje». (8 shkurt 1995, angl.) Në kongregacionin tim është një djalë autist, të cilin unë e dua shumë. Artikulli më ndihmoi të kuptoja autizmin. Tani e di se mund ta ndihmoj vetëm duke kaluar kohë me të dhe me nënën e tij.

A. F., Japoni

Vajza jonë nuk vuan nga autizmi, por ka karakteristika të ngjashme. Jemi të gëzuar që i informoni njerëzit për problemet që kanë shumë fëmijë. Është shumë inkurajuese kur të tjerët i trajtojnë këta fëmijë si qenie njerëzore të denja për të jetuar. Komente si «më vjen keq për ju» ose «kurrë s’do të mund ta bëja atë që po bëni ju», nuk janë ndërtuese. Vajza jonë është e lumtur dhe nganjëherë janë fëmijët e tjerë që na krijojnë më shumë stres. Nuk na vjen keq që e kemi.

L. H., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo