BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/96 f. 3
  • A është e mundur një botë pa luftë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është e mundur një botë pa luftë?
  • Zgjohuni!—1996
  • Material i ngjashëm
  • Zbulohet misteri i madh
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • A mund të sjellin paqe në mbarë botën organizatat paqeruajtëse?
    Tema të tjera
  • Kërcënimi bërthamor​—I eliminuar përgjithmonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Kush mund të sjellë paqe të qëndrueshme?
    Zgjohuni!—1996
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 2/96 f. 3

A është e mundur një botë pa luftë?

MENDONI sikur të mos shikoni dhe të mos përjetoni më kurrë realitetin e kobshëm të luftës dhe pasojat e saj! Mendoni sikur të mos dëgjoni më kurrë krismën e armëve dhe të bombave, të mos shihni më kurrë grumbuj refugjatësh gjysmë të vdekur nga urija në arrati, të mos pyesni veten kurrë, nëse ju apo një person i dashur për ju do të vdesë në ndonjë konflikt mizor dhe të pakuptimtë! Sa e mrekullueshme do të ishte jeta në një botë pa luftë!

«Ndoshta nuk është e mundur»,—mund të thoni. Megjithatë, vizioni i një bote paqësore shndriste fuqishëm edhe pak vite më parë. Në vitin 1990 dhe 1991, shumë njerëz po thoshin se kombet ishin në prag të një epoke të re sigurie dhe bashkëpunimi. Duke pasqyruar humorin e kohërave, Xhorxh Bush, president i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, foli në shumë raste për «rregullin e ri botëror», që ishte në rrugë e sipër.

Përse gjithë ky optimizëm? Lufta e Ftohtë kishte marrë fund. Për më shumë se 40 vjet, kanosja e luftës bërthamore qëndronte kërcënueshëm mbi njerëzimin si një shpatë e varur në një fije të hollë peri. Por me vdekjen e komunizmit dhe me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, kërcënimi i shfarosjes bërthamore dukej se avulloi. Bota merrte frymë më lirisht.

Kishte një arsye tjetër më të madhe se përse njerëzit e shihnin të ardhmen me besim dhe përse shumë vazhdojnë ta shohin akoma. Katër dekadat e rivalitetit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit i kishin bërë Kombet e Bashkuara diçka më shumë se një shoqëri debatuese. Por përfundimi i Luftës së Ftohtë, i dha liri OKB-së të bënte atë që ishte paracaktuar: të punonte për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Vitet e fundit, OKB-ja i ka intensifikuar përpjekjet për të shkurajuar luftën. Të pajisur me trupa nga kombet anëtare, Kombet e Bashkuara ndërmorën më shumë operacione paqeruajtëse gjatë 4 vjetëve para 1994-s, sesa në 44 vjetët e mëparshëm. Personeli prej rreth 70.000 civilësh dhe ushtarakësh shërbeu në 17 operacione në të gjithë botën. Vetëm brenda dy vjetësh, harxhimet për ruajtjen e paqes janë dyfishuar në më shumë se 3,3 miliardë dollarë në 1994-n.

Butros Butros-Gali, sekretar i përgjithshëm i OKB-së, kohët e fundit shkroi: «Ka shenja se sistemi i sigurisë kolektive i vendosur në San Francisko gati 50 vjet më parë [me themelimin e OKB-së], ka filluar më në fund të funksionojë siç paramendohej në fillim . . . Po përparojmë drejt arritjes së një sistemi ndërkombëtar të realizueshëm.» Pavarësisht nga këto zhvillime, vizioni i sistemit të ri botëror zbehet me shpejtësi. Çfarë u ka ndodhur shpresave të errëta për një botë pa luftë? A ka arsye për të besuar se do të shohim ndonjëherë paqe në botë? Këto pyetje do t’i shqyrtojë artikulli vijues.

[Burimet e figurave në faqen 3]

Aeroplanë luftarakë: USAF photo

Armë kundërajrore: U.S. National Archives photo

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo