BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/96 f. 3-4
  • Një fshat global, por akoma i përçarë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një fshat global, por akoma i përçarë
  • Zgjohuni!—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Njerëzit hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin
  • Përse njerëzit mbeten të përçarë
  • A është e justifikuar urrejtja etnike?
    Zgjohuni!—2003
  • Cila është zgjidhja për intolerancën etnike?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Të shembim muret për të ndërtuar ura
    Zgjohuni!—1996
  • Mure që pengojnë komunikimin
    Zgjohuni!—1996
Shih më tepër
Zgjohuni!—1996
g 4/96 f. 3-4

Një fshat global, por akoma i përçarë

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË NIGERI

A KENI dëgjuar ndonjë rrëfenjë për një racë njerëzish që nuk kishin gojë, e kështu as nuk mund të hanin, as nuk mund të pinin? Thuhej se mbaheshin gjallë, duke nuhatur kryesisht mollë. Po të nuhasnin një erë të keqe, vdisnin.

Ekzistonin, gjithashtu, gojëdhëna për një popull të Afrikës Perëndimore që tregtonte flori. Kapiteni i një anijeje portugeze të fillimit të shekullit të 16, raportonte: «Dyqind lega detare përtej mbretërisë [së Malit], shtrihet një vend, banorët e të cilit kanë kokë e dhëmbë qeni dhe bisht si të qenit. Këta janë zezakët që nuk pranojnë të hyjnë në bisedë, sepse nuk duan të shohin njerëz të tjerë.» Këto ishin disa nga mendimet e çuditshme që ekzistonin shumë vite të shkuara, para se të fillonte epoka e udhëtimeve dhe e zbulimeve.

Njerëzit hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin

Për shekuj të tërë, gojëdhëna të tilla janë marrë seriozisht. Por, kur zbuluesit eksploruan planetin, ata nuk gjetën as nuhatës mollësh pa gojë, as njerëz me kokë qeni. Sot, nuk mbeten më shumë mistere, në lidhje me faktin se kush jeton përtej kufijve tanë. Bota është kthyer në një fshat global. Televizori sjell në dhomën tonë informacion për njerëzit dhe vendet e largëta. Udhëtimet ajrore kanë bërë të mundur që të vizitohen këto vende brenda disa orësh dhe miliona njerëz udhëtojnë drejt tyre çdo vit. Të tjerë janë gjithmonë në lëvizje për arsye ekonomike apo politike. Një raport i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Aktivitetin Demografik, thotë: «Në një shkallë të panjohur në histori dhe që sigurisht është e destinuar që të rritet, njerëzit anembanë botës lënë vendin e tyre dhe emigrojnë për të kërkuar një jetë më të mirë.» Rreth 100 milionë njerëz jetojnë jashtë vendlindjes.

Kombet bëhen gjithnjë e më të pavaruara nga ana ekonomike. Një rrjet komunikimi me përmasa botërore, si një sistem qendror nervor me përmasa gjigante, lidh të gjitha kombet e tokës. Shkëmbimi i mendimeve, i informacioneve dhe i teknologjisë, bën që kulturat të shkrihen dhe t’i përshtaten njëra-tjetrës. Njerëzit në të gjithë botën vishen në një mënyrë të ngjashme, që nuk është parë kurrë më parë. Anembanë, qytetet kanë shumë gjëra të përbashkëta: policinë, hotelet luksoze, trafikun, dyqanet, bankat, ndotjen. Kështu, ndërsa popujt në të gjithë botën hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin, shohim atë që disa e pëshkruajnë si shfaqjen e një kulture botërore.

Përse njerëzit mbeten të përçarë

Megjithatë, ndërsa njerëzit dhe kulturat përzihen, është e qartë se jo të gjithë e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër. «Të gjithë janë gati për të fajësuar të huajin»,—shkroi një dramaturg grek mbi 2.000 vjet më parë. Mjerisht, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Dëshmi për këtë gjenden lehtë në ato që raportojnë faqet e gazetës lidhur me intolerancën fanatike, urrejtjen ndaj të huajve, «spastrimin etnik», betejat raciale, trazirat fetare, masakrat ndaj civilëve, kampet e shfarosjes, kampet e përdhunimit, torturat apo gjenocidi.

Natyrisht, shumica prej nesh mund të bëjë pak ose aspak për t’u ndryshuar rrugën konflikteve etnike. Ndoshta edhe nuk ndikohemi drejpërsëdrejti prej tyre. Megjithatë, për shumë prej nesh, problemet vijnë nga mungesa e komunikimit me të huajt, me të cilët jemi në kontakt: me fqinjët, kolegët e punës apo shokët e shkollës.

A nuk duket e çuditshme që njerëz të grupeve të ndryshme etnike e kanë shpeshherë të vështirë që t’i besojnë dhe të çmojnë njëri-tjetrin? Në fund të fundit, planeti ynë karakterizohet nga një shumëllojshmëri e gjerë dhe e pafund. Gati të gjithë ne e çmojmë shumëllojshmërinë e ushqimit, të muzikës dhe të ngjyrave, si edhe llojet e shumta të planeteve, të zogjve dhe të kafshëve. Megjithatë, për ndonjë arsye, çmueshmëria jonë për shumëllojshmërinë nuk përfshin gjithmonë njerëz që nuk mendojnë dhe nuk veprojnë si ne.

Në vend që të përqendrohen në aspektet pozitive të shumëllojshmërisë mes njerëzve, shumë persona kanë prirjen të përqendrohen mbi ndryshimet dhe i përdorin ato si një bazë për mosmarrëveshje. Përse kështu? Çfarë dobie kemi, nëse përpiqemi për të komunikuar me njerëz, kultura e të cilëve ndryshon nga ajo e jona? Si mund t’i kapërcejmë muret që na pengojnë për të komunikuar dhe të ndërtojmë në vend të tyre ura komunikimi? Artikujt që vijojnë do të përpiqen t’u përgjigjen këtyre pyetjeve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo