BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 3
  • Dashuria jonë për kopshtin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuria jonë për kopshtin
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kopshtet mund të përkrahin shëndetin
  • Një vështrim mbi disa kopshte të famshme
    Zgjohuni!—1997
  • Ushqime nga kopshti juaj
    Zgjohuni!—2003
  • Një kopsht i bukur
    Libri im i tregimeve biblike
  • Kopsht tradicional me bukuri të pashoqe
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 3

Dashuria jonë për kopshtin

A E MIRËPRISNI qetësinë e një kopshti të bukur si një strehim nga poterja dhe ritmi i ethshëm i jetës? A janë parqet e qeta me lëndinat e tyre, lulet, pemët që bëjnë hije dhe pellgjet, ambientet që preferoni më shumë për një piknik me familjen apo për një shëtitje me një mik? Po, sa qetësues, freskues, i paqshëm dhe madje terapeutik që është kopshti!

Edhe pse disave mbase nuk ua ka ënda të përkujdesen për një kopsht, ndoshta për mungesë kohe, të gjithë kënaqemi me ngjyrat, aromat, tingujt dhe frutat e kopshtit. Tomas Xheferson, një arkitekt, shkencëtar, jurist, shpikës dhe president i SHBA-së, e donte kopshtin. Ai shkroi: «Nuk ka punë më të këndshme për mua, sesa kultivimi i tokës. . . . Jam akoma i përkushtuar pas kopshtit. Edhe pse një plakush, s’jam veçse një kopshtar i ri.»

Pikëpamja e tij përkrahet nga shumë njerëz. Miliona vizitorë vërshojnë çdo vit nëpër kopshtet e famshme të botës: Kopshtet Kyu (Kopshti Mbretëror Botanik), në Angli; kopshtet në Kioto, Japoni; kopshtet e Pallatit të Versajës, në Francë; Kopshtet Longvud, në Pensilvani, SHBA, për të përmendur pak prej tyre. Shumë vende kanë, gjithashtu, zona qytetare, ku shtëpitë e ndërtuara përgjatë shëtitoreve me pemë anash, janë të rrethuara me shkurre, pemë dhe një flakërimë me ngjyra lulesh, si një parajsë në miniaturë.

Kopshtet mund të përkrahin shëndetin

Është vërejtur se kur njerëzit mbajnë kontakt me botën natyrore, ana shëndetësore e tyre është më e mirë, edhe pse kontakti mund të mos jetë më shumë sesa shikimi nga dritarja i luleve, i pemëve, i shkurreve dhe i zogjve. Kjo bëri që një spital në qytetin e Nju Jorkut të mbillte një kopsht në çatinë e tij. «U prit në mënyrë fantastike,—tha një nëpunës i spitalit.—Ai ka qenë një përforcues moral si për pacientët, ashtu edhe për stafin. . . . Ne shohim në të shumë mundësi terapeutike.» Ç’është e vërteta, studimet tregojnë se njerëzit mund të nxjerrin dobi fizike, mendore dhe emocionale, duke i kënaqur ndjenjat e tyre në natyrë.

Veç kësaj, një person që ka prirje frymore, mund të ndihet më i afërt me Perëndinë, kur ndodhet në mes të veprës së duarve të Tij. Ky aspekt i kopshtit mund ta ketë zanafillën pikërisht në kopshtin e parë në tokë, në Kopshtin e Edenit, ku Perëndia komunikoi për herë të parë me njeriun.—Zanafilla 2:15-17; 3:8.

Dashuria për kopshtin është një gjë universale. E ky fakt, siç do ta shohim, është domethënës. Por, përpara se të trajtojmë atë veçori, ju ftojmë të «ecni» nëpër disa kopshte të historisë, për të parë se sa thellë në zemrën e të gjithë njerëzve është rrënjosur vërtet dëshira e zjarrtë për Parajsën.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo