BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 26-27
  • Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kush mori pjesë?
  • Spektatorë me mbresa
  • Hapet një fushë e re
  • Përkujdesuni për vëllezërit e motrat me probleme dëgjimi!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • ‘Jehovai ka bërë që fytyra e tij të ndriçojë mbi ta’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Të jemi syçelë për të gjetur personat e shurdhër në territorin tonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • «Studimi i Biblës u sjell dobi atyre që nuk dëgjojnë»
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 26-27

Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË NIGERI

PËR Dëshmitarët e Jehovait në Nigeri, për shumë vite ka qenë e vështirë që t’u mësonin Biblën njerëzve të shurdhër. Ishte kështu për shkak të mungesës së Dëshmitarëve të Jehovait që njihnin gjuhën e shenjave. Por kjo situatë po ndryshon. Gjithnjë e më shumë Dëshmitarë kanë mësuar gjuhën e shenjave dhe po arrijnë popullsinë e shurdhër. Një hap i madh në këtë zhvillim ishte një kongres krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait, mbajtur në Nigeri më shumë se një vit më parë.

«Mund ta ndieje atmosferën emocionuese»,—tha një delegate në atë kongres në Ota, Nigeri. «Kishte një ndjesi magjepsjeje, një ndjenjë mrekullie»,—tha një tjetër. Ç’gjë frymëzoi ndjenja të tilla? Për herë të parë në Nigeri, i tërë programi u interpretua në gjuhën e shenjave. Ky ishte i vetmi nga 96 kongreset që u mbajtën në atë shtet gjatë atij viti, ku u bë kjo gjë.

Mes mijëra pjesëmarrësve kishte 43 delegatë të shurdhër, të cilët u ulën në anën e majtë të podiumit, në sektorin ballor. Mbi ta varej një tabelë e madhe e bardhë me shkronja të kuqe, ku lexohej, «Gjuha e shenjave». Delegatët e shurdhër ishin të drithëruar që ndodheshin atje. Njëri prej tyre shkroi: «Po shkruaj me një gëzim shumë të madh dhe me sy të përlotur. Jo më larg se ‘dje’, kafshonim buzët kur mësonim për sigurimet frymore të bëra për bashkë të krishterët tanë të shurdhër në vendet e tjera. As që na shkonte nëpër mend se të njëjtat bekime do të vinin edhe tek ne këtu.»

Kush mori pjesë?

Nga të gjitha anët e Nigerisë, erdhën njerëz të shurdhër. Një Dëshmitare e shurdhër solli tri studente të saj të Biblës, të shurdhëra. Një grup tjetër të shurdhërish, të cilët udhëtuan 700 km për të ardhur dhe po kaq për të ikur, i kishin kursyer paratë e transportit për shtatë muaj. Megjithatë, kur erdhi koha për udhëtimin, ata nuk mundën të merrnin me qera një mjet nga kompania shtetërore e transportit, sepse ishte sezoni i pushimeve. Kur qeveria e shtetit mori vesh për vështirësinë e tyre, u dha 13.000 naira (152 dollarë) që t’i ndihmonte për një transport alternues.

Për të marrë pjesë në këtë kongres unik, udhëtuan familje me fëmijë të shurdhër. Një grua nga një zonë rurale, dëgjoi për kongresin dhe erdhi bashkë me djalin e saj të shurdhër. As ajo dhe as biri i saj, nuk e njihnin shumë gjuhën e shenjave. Të mallëngjyer në lotë nga ajo që panë, tani ata janë të vendosur për ta mësuar gjuhën e shenjave.

Nga mijëra persona që morën pjesë, disa kishin ardhur nga qindra kilometra larg, vetëm për të parë se si do ta «dëgjonin» programin të shurdhërit. Të dielën kishte një pjesëmarrje prej 13.936 personash, shifra më e lartë në secilin prej 96 kongreseve krahinore në Nigeri. Delegatët e shurdhër ishin të kënaqur që qenë pjesë e asaj shumice.

Spektatorë me mbresa

Shumë prej të shurdhërve po e «dëgjonin» lajmin e mirë në gjuhën e shenjave për herë të parë. Ata që kishin mundësi të dëgjonin, po e shihnin për herë të parë gjuhën e shenjave. Një delegat tha se ishte habitur kur kishte parë çdo gjë të programit, të interpretuar: këngët, lutjet, njoftimet, madje edhe dramën! «Ka qenë i jashtëzakonshëm»,—tha një tjetër.

Gëzimi i delegatëve të shurdhër pasqyrohej në mënyrën e tyre të të kënduarit. Në mënyrë entuziaste, ata përdornin duart e tyre për të lavdëruar Jehovain. Për ata që dëgjonin, ishte një përvojë shumë prekëse tek shihnin të shurdhërit që «këndonin». Kjo gjë i mbushi shumë sy me lotë. Një delegat u dëgjua të thërriste «o Jehova», me një habi që shprehte çmueshmëri. Në një moment, kur përfundoi një këngë, ata që ishin ulur pranë sektorit të gjuhës së shenjave, shpërthyen në një duartrokitje spontane.

Pas fjalimit të pagëzimit, kur kandidatët për pagëzim u ngritën në këmbë, u ngrit edhe një i ri që ndodhej në sektorin e gjuhës së shenjave. Pëshpëritje çmueshmërie u dallgëzuan nëpër të gjithë auditorin, kur ai bëri shenjën për «po», në përgjigje të dy pyetjeve të drejtuara nga oratori.

Çfarë gëzimi ishte për delegatët e shurdhër që të takonin motrat dhe vëllezërit e tyre frymorë nga pjesët e tjera të vendit! Krahë dhe gishta lëviznin në mënyrë emocionuese, ndërsa të shurdhërit njiheshin me njëri-tjetrin. Kishte shumë shtrëngime duarsh dhe shkëmbime adresash.

Nga vende të ndryshme të shtetit, erdhën nëntë interpretë (që bënin shenjat). Ishte një gjë e bukur të shihje, ndërsa duart dhe krahët e tyre formonin plot hijeshi shenjat për të gjitha fjalimet dhe këngët. Për përpjekjet e tyre, ata u shpërblyen me përqafime, shtrëngime duarsh dhe lavdërime. Ata u mbytën nga pyetje të tilla si: Si e keni mësuar? Si mund ta mësoj unë? A ka libra që ta mësojnë gjuhën e shenjave?

Hapet një fushë e re

Për të shurdhërit, një pikë kulminante e kongresit ishte dalja në videokasetë në një version të gjuhës së shenjave i librit Njohuria që çon në jetën e përhershme. Akoma më shumë persona u nxitën që të mësonin gjuhën e shenjave dhe, me ndihmën e kësaj ndihmëseje mësimore, të arrinin tek të shurdhërit në mbarë Nigerinë. Kongresi i bëri shumë persona të vendosur për të vepruar pikërisht kështu.

«Në të kaluarën, kur takonim një person të shurdhër në shërbimin në fushë, thjesht vazhdonim në shtëpinë tjetër,—tha një motër.—Tani e dimë se ç’duhet të bëjmë.» Në një numër prej pesëmilionë të shurdhërish nigerianë, ka me siguri një potencial të madh. Një vëlla tha: «Ky është fillimi. Tani duhet ta kultivojmë këtë fushë unike.»

Në muajt që pasuan kongresin, ndodhi pikërisht kjo. Po bëhen përpjekje të bashkërenduara për t’u mësuar të vërtetat e Fjalës së Perëndisë miliona personave në Nigeri, që janë me dëgjim të dëmtuar. Edhe ata duhet të mësojnë për lajmin e mirë të botës së re nën Mbretërinë e Perëndisë që po vjen, sepse atje do të ndodhë shërimi i mrekullueshëm dhe ‘veshët e të shurdhërve do të hapen’.—Isaia 35:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo