BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 3
  • Dhimbja e pranimit të largimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhimbja e pranimit të largimit
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Sfidat e shumta të prindërve të vetëm
    Zgjohuni!—2002
  • Të jetojmë me lumturi në folenë e zbrazët
    Zgjohuni!—1998
  • Prindër: Jini një shembull i shkëlqyer për fëmijët!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 3

Dhimbja e pranimit të largimit

«Burri im më kishte paralajmëruar ditën kur lindi fëmija i parë: ‘Rritja e fëmijëve, e dashur, është një proces i gjatë i pranimit të largimit.’»​—Ne dhe fëmijët tanë: Një libër nga dhe për prindërit.

SHUMICA e prindërve janë të lumtur, madje të entuziazmuar, kur u lind fëmija i parë. Pavarësisht nga të gjitha parehatitë, mërzitjet, dhimbjet, zhgënjimet dhe ankthet që sjell roli si prind, fëmijët mund të jenë burim i një gëzimi të madh. Afërsisht tre mijë vjet më parë, Bibla deklaroi: «Fëmijët janë një dhuratë nga ZOTI, ata janë një bekim i vërtetë.»​—⁠Psalmi 127:3, Today’s English Version.

Prapëseprapë, Bibla bën edhe këtë parashikim që të vë në mendime: «Njeriu do të lërë atin dhe nënën e tij.» (Zanafilla 2:​24, BR) Fëmijët e rritur zakonisht e lënë shtëpinë për një shumëllojshmëri arsyesh: për të ndjekur një arsimim apo një karrierë, për të zgjeruar shërbimin e tyre të krishterë, për t’u martuar. Por, për disa prindër ky realitet është thjesht tepër i dhimbshëm. Ata lejojnë që lufta e natyrshme e fëmijëve të tyre për pavarësi t’u shkaktojë, siç e ka përcaktuar një shkrimtare, që «të ndihen të fyer, të ofenduar, të zënë ngushtë, të kërcënuar ose të hedhur poshtë». Kjo gjë çon shpesh në një tension dhe grindje familjare pa mbarim. Duke mos dashur ta pranojnë ditën kur fëmijët e tyre do të largohen nga foleja, disa prindër dështojnë t’i përgatitin ata për kohën kur do të jenë të rritur. Rezultati që merret nga kjo pakujdesi mund të jetë drastik: të rritur që nuk janë të përgatitur për të mbajtur një shtëpi, për t’u kujdesur për familjen apo edhe për të mbajtur një punë.

Dhimbja e ndarjes mund të jetë veçanërisht therrëse në familjet me një prind. Një prind i vetëm, e quajtur Karen, thotë: «Unë dhe vajza ime jemi të lidhura ngushtë; ne zhvilluam një lidhje të vërtetë miqësie. Kudo që shkoja, e merrja me vete.» Marrëdhëniet e ngushta prind⁠-⁠fëmijë janë të zakonshme në shtëpitë me një prind të vetëm. Në mënyrë të kuptueshme, mendimi se po e humb një lidhje të tillë të ngushtë mund të jetë shkatërrues.

Megjithatë, libri Tiparet e një familjeje të shëndetshme (Traits of a Healthy Family) u kujton prindërve: «Kjo është gjithçka që përfshin jeta familjare: të ushqesh një fëmijë që varet nga ju derisa ai ose ajo të bëhet një i rritur i pavarur.» Pastaj, paralajmëron: «Shumë probleme në familje lindin nga paaftësia e prindërve për të pranuar largimin.»

Ç’të themi për ty? A je një prind? Nëse po, a je i përgatitur për ditën kur do të të duhet të pranosh largimin e fëmijëve të tu? Dhe, ç’të themi për fëmijët e tu? A po i përgatit që t’ia dalin mbanë të jetojnë më vete?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo