BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/98 f. 18-19
  • Shtypi rus lavdëron Dëshmitarët e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shtypi rus lavdëron Dëshmitarët e Jehovait
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • ‘Bota do të ishte ndryshe’
    Zgjohuni!—2000
  • Një betejë e gjatë ligjore përfundon me fitore!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2002
  • Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 2/98 f. 18-19

Shtypi rus lavdëron Dëshmitarët e Jehovait

DEDIKIMI i ndërtesave të degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi u bë më 21 qershor 1997. Kompleksi përfshin shtatë rezidenca, një Sallë të madhe Mbretërie, një dhomë ngrënieje dhe një ndërtesë të madhe për zyra e magazinim. Është e vendosur rreth 40 kilometra në veriperëndim të S. Pjetrogradit, në fshatin Solneknoje.

Dedikimi pati një publicitet të gjerë përmes gazetarëve që ishin ftuar në program. Njëri prej tyre shkroi në Literaturnaya gazeta të Moskës, një gazetë me tirazh prej më shumë se një çerek milion kopjesh: «Përshtypja e parë kur një person i sheh ndërtesat e degës është: Ja se si ndërtohet!»​—⁠Shiko pikturat në faqet 16 dhe 17.

Shkrimtari, Sergei Sergijenko, shpjegoi: «Çdo gjë këtu është ndërtuar nga besimtarët me duart e tyre, puna e ndërtimit u bë kryesisht nga finlandezë, suedezë, danezë, norvegjezë dhe gjermanë. Rrugë të pastra e të shtruara me tulla, livadhe të kositura, komplekse me çati piktoreske tjegullash, dritare të stërmëdha dhe dyer prej xhami, kjo është qendra administrative për organizatën fetare krahinore ruse të Dëshmitarëve të Jehovait.»

Gazetarët nga Moska, më shumë se 650 kilometra në juglindje të degës, u ftuan në dedikim dhe iu sigurua transporti. Ata bënë një vizitë të shoqëruar në ndërtesat dhe pas kësaj, u mbajt një sesion me pyetje dhe përgjigje, gjatë së cilës u shërbyen edhe pije freskuese e gjëra të lehta. I bazuar në vëzhgimet e tij, zoti Sergijenko shkroi:

«Dëshmitarët janë, siç thotë një shprehje, modestë dhe pa pretendime . . . Duke rindërtuar një thënie të famshme ruse mund të them: ‘Dëshmitarët jetojnë në [shtëpinë e tyre Bethel] si në gji të Jehovait.’ . . . Duke u treguar vazhdimisht dashamirës me të gjithë njerëzit, Dëshmitarët sigurisht që tregojnë një kujdes të veçantë për vëllezërit e tyre.»

Një artikull i shkruar nga S. Dimitrijev doli në Moskovskaya Pravda, një e përditshme me tirazh prej afro 400.000 kopjesh. Në artikullin e tij, të titulluar «Mund ta ndërtoni botën tuaj vetëm me duart tuaja», shkrimtari shpjegoi:

«Pasi organizata fetare e Dëshmitarëve të Jehovait u njoh ligjërisht në Rusi [në vitin 1991], lindi pyetja në lidhje me ndërtimin e qendrës së tyre. Ata po kërkonin një vend afër Moskës kur erdhi raporti i papritur se territori i një ish⁠-⁠kampi pushimesh për të rinj afër S. Pjetrogradit po shitej. U ble toka dhe ata filluan të ndërtonin. . . .

Një vit e gjysmë më parë, më 1 janar 1996, qendra në fshatin Solneknoje u bë një degë zyrtare e organizatës fetare. Nga mesi i qershorit një grup gazetarësh nga Moska kishin mundësi, pasi kishin kaluar disa kohë në S. Pjetro[grad], të provonin të përshkruanin se cilët janë Dëshmitarët e Jehovait.»

Cila ishte përgjigjja e zotit Dimitrijev? «Njerëz, si gjithë të tjerët.» Megjithatë, ata janë të ndryshëm, siç vërejti ai në përfundim të artikullit të tij: «Ata janë në paqe me veten dhe ka paqe kudo përreth tyre. Mos është një ëndërr? Po. E megjithatë, kjo gjë ekziston.»

Një gazetar tjetër nga Moska, Maksim Jirofajev, duke shkruar për Sobesednik, një gazetë me tirazh prej mbi 300.000 kopjesh, vërejti: «Të gjitha marrëdhëniet në këtë komunitet të vogël janë ndërtuar në bazë të këtij parimi: ‘Asnjë nuk është i detyruar të punojë, e megjithatë secili punon.’»

Pasi përshkroi banesën e koordinatorit të Komitetit të Degës, Vasilej Kalin, zoti Jirofajev vërejti: «Vëllazëria jonë e reporterëve mosbesues donte të vizitonte disa apartamente të tjera, sipas zgjedhjes së tyre. Përmasat dhe orenditë e banesave të tjera në thelb nuk ndryshonin nga rregullimi modest i apartamentit të Vasilej Kalinit.»

Një reportere tjetër, Anastasia Njamits shkroi artikullin «Të jetojmë në paqe me veten». Nëntema e atij titulli në gazetën Vechernyaya Moskva ishte: «Këtë gjë po mësojnë njerëzit në një fshat të pazakontë në rrethinat e S. Pjetro[gradit].»

Duke përshkruar vendndodhjen dhe pamjen e ndërtesave të degës, ajo shkroi: «Kudo përreth ka pyje dhe livadhe. Gjiri i Finlandës nuk është larg prej andej. Aty ka shtëpiza të pastra e të rregullta, të ndërtuara me stil evropian, rrugë të pastra e të fshira, të shtruara me tulla dhe lehe plot me lule shumëngjyrëshe.

Firmat e ndërtimit i ndërtojnë këto miniqytete për ‘rusët e pasur’. Megjithatë në këtë fshat jetojnë njerëz me të ardhura shumë modeste . . . Ata jetojnë në mënyrë të rehatshme dhe ajo që është më e rëndësishmja, jetojnë si miq. Aty ka vetëm rreth 350 njerëz, nga të gjitha anët e tokës; ju mund të dëgjoni të fliten gjuhë të ndryshme, nga spanjishtja dhe portugalishtja e deri tek ajo finlandeze e suedeze.

Në thelb, ky është një qytet i vogël më vete: fshati ka dyqanet e tij të artizanatit dhe të riparimeve, ku është e mundur të përgatitet çdo gjë që i nevojitet një familjeje të madhe shumëgjuhëshe, ata kanë madje edhe klinikën e tyre mjekësore.»

Vërtet, dedikimi ishte një rast i gëzueshëm për 1.492 personat prej 42 vendeve që ishin të pranishëm në Solneknoje. Shumë nga të pranishmit ishin të moshuar që kishin shërbyer për dekada, kur vepra e predikimit ishte e ndaluar. A mund t’i imagjinoni shprehjet e mrekullimit e të gëzimit të këtyre anëtarëve të vjetër, ndërsa bënin vizitën në ndërtesat e bukura të vendosura në këtë zonë si kopsht prej 6,9 hektarësh? Atyre mund t’u falej që mendonin se ishin duke ëndërruar.

[Figurat në faqen 18]

Gazetarë duke bërë vizitën në ndërtesat e degës

Sesion me pyetje dhe përgjigje

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo