BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/00 f. 31
  • ‘Bota do të ishte ndryshe’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Bota do të ishte ndryshe’
  • Zgjohuni!—2000
  • Material i ngjashëm
  • Një betejë e gjatë ligjore përfundon me fitore!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Shtypi rus lavdëron Dëshmitarët e Jehovait
    Zgjohuni!—1998
  • Sh. Pjetërburgu​—«Dritarja në Evropë» e Rusisë
    Zgjohuni!—2003
  • Ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2000
Shih më tepër
Zgjohuni!—2000
g 3/00 f. 31

‘Bota do të ishte ndryshe’

Përpjekjet për të anuluar një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait, që u mbajt në Moskë gushtin e kaluar, tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve. (Për hollësi shiko faqet 27 dhe 28.) Andrei Zolotov i Riu, raportonte në The Moscow Times të 21 gushtit 1999 se «Vladimir Kozirev, zëvendësdrejtor i kompleksit sportiv, tha që administrata nuk ishte kundër mbajtjes së kongresit të Dëshmitarëve të Jehovait. Ai tha se nuk e dinte prej nga vinte urdhri [për ta anuluar atë]».

Në një letër të botuar në The Moscow Times, një javë më pas, një lexues e përgëzonte gazetën për botimin e artikullit «vërtet të paanshëm» dhe thoshte se artikulli «meritonte me të vërtetë vëmendjen e lexuesve». Ai vërente: «Historia e vështirësive të jashtëzakonshme që hasën Dëshmitarët e Jehovait në përgatitjet për asamblenë e tyre vjetore [tregoi] trajtimin e padrejtë që u bëhet.»

Pastaj shkruesi i letrës vërente se Dëshmitarët e Jehovait «janë të mirënjohur në botë (e tani edhe në Rusi) . . . Ata janë . . . të mirënjohur si njerëz mjaft të këndshëm, dashamirës dhe të duruar, me të cilët është shumë e lehtë të merresh vesh, që nuk u bëjnë kurrë presion të tjerëve dhe që kërkojnë gjithmonë paqen në marrëdhëniet me njerëzit, pavarësisht nëse këta i përkasin fesë ortodokse, myslimane a budiste. Midis tyre nuk ka persona që marrin ryshfete, nuk ka pijanecë ose të droguar dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: ata përpiqen të udhëhiqen nga bindjet e tyre të bazuara në Bibël, në gjithçka që bëjnë a që thonë. Në qoftë se të gjithë njerëzit në botë do të bënin, të paktën, përpjekje që të jetonin sipas Biblës, ashtu siç përpiqen Dëshmitarët e Jehovait, bota jonë e egër do të ishte krejtësisht ndryshe».

Autoritetet që i kanë hetuar Dëshmitarët e Jehovait dhe që i lidh drejtpërdrejt puna me ta janë dakord me përshkrimin e mësipërm. Këto autoritete, për shembull, u dhanë Dëshmitarëve lejet për të ndërtuar këtë Sallë të re e të bukur Asamblesh në Sh. Pjetërburg, Rusi. Në dedikimin e saj më 18 shtator të vitit të kaluar, salla ishte mbushur me 2.257 pjesëmarrës të gëzuar dhe 2.228 të tjerë e dëgjuan programin në Sallat e Mbretërisë në Sh. Pjetërburg e në zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Solneknojen aty pranë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo