BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/98 f. 31
  • Bletët e mia çelën zogj!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bletët e mia çelën zogj!
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Heni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Prindër besnikë e bashkëpunues
    Zgjohuni!—2009
  • Roli i prindërve në botën e kafshëve
    Zgjohuni!—2005
  • Mësime nga zogjtë e qiellit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 6/98 f. 31

Bletët e mia çelën zogj!

UNË jetoj në një fermë të vogël në veri të Suedisë. Kohët e fundit, kur dy nga klloçkat e mia filluan të ngrohnin vezë, i vura veshin veprimeve të tyre. Disa ditë pasi çelën zogjtë e parë, disa prej këtyre dolën për një shëtitje dhe ndodhi që kaluan para klloçkës tjetër. Duke menduar se zogjtë i përkitnin asaj, ajo u ngrit menjëherë, la vezët e saj dhe filloi t’i mblidhte zogjtë nën vete. Zogjtë nuk dukej që shqetësoheshin shumë se cila klloçkë po kujdesej për ta.

U përpoqa ta detyroja klloçkën të linte zogjtë «e vjedhur» dhe të kthehej e të ulej mbi vezët e saj, por përpjekjet e mia qenë të kota. Isha gati duke i hedhur vezët e braktisura në plehra kur ndalova dhe mendova me vete: ‘Zogjtë brenda tyre mund të jenë ende gjallë!’ Pastaj më erdhi një ide.

Një koloni e madhe bletësh mbajnë një temperaturë konstante prej 34 gradë celcius në kosheren e tyre. Prandaj i mora vezët dhe i vendosa në një shtresë pambuku në majë të dhomës së riprodhimit brenda njërës prej koshereve të mia. Pastaj vura dy filxhanë me ujë pranë tyre për ta mbajtur të lagësht «folenë». I ktheja vezët përmbys çdo ditë, duke imituar në këtë mënyrë klloçkën.

Pas disa ditësh, dëgjova cicërima të veçanta nga disa vezë. Pak kohë më pas, një zog i vogël i lagur theu lëvozhgën e vezës së tij! Menjëherë e mora dhe e vura nën klloçkën që kishte dezertuar vezët e saj. Lumturisht ajo e pranoi. Shpejt asaj i duhej të kujdesej për një tufë me 12 zogj të vegjël me push, falë bletëve punëtore.​—⁠Kontribut nga një lexues.

[Burimi i figurës në faqen 31]

Të gjitha fotografitë: Foto, Roland Bergrin, Västerbottens⁠-⁠Kuriren, Sverige

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo