BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/98 f. 18-19
  • Tërheqja globale e muzikës latine

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tërheqja globale e muzikës latine
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Merenga, salsa dhe teks-meks
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për muzikën dhe kërcimin
  • Sa rëndësi t’i jap muzikës?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • A ka rëndësi çfarë muzike zgjedh?
    Të rinjtë pyesin
  • A do të bësh zgjedhje të mençura?
    Zgjohuni!—2011
  • Ruhuni nga muzika e dëmshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 8/98 f. 18-19

Tërheqja globale e muzikës latine

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË MEKSIKË

NË MBARË botën ka më shumë se 400 milionë njerëz që flasin spanjisht. Pas gjuhës mandarine dhe asaj indiane, spanjishtja është gjuha amtare e më shumë personave se çdo gjuhë tjetër. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumë njerëz e njohin muzikën e Amerikës Latine. Njerëz nga e gjithë bota kënaqen duke dëgjuar ose duke kërcyer nën ritmin e melodive mambo, ça-ça-ça, merenga ose salsa.

Pse është kaq e përhapur kjo muzikë? Pjesërisht për shkak të karakterit të saj të gjallë e të gëzueshëm. Shumë latino-amerikanëve u pëlqejnë ritmet e shpejta tropikale. Disa nga këto muzika me goditje ritmike u futën në Amerikën Latine nga skllevërit afrikano-perëndimorë qindra vjet më parë. Është e kuptueshme se disa jo-latinë e kanë të vështirë t’i admirojnë disa tone të shpejta me goditje të përsëritura tamburesh.

Muzika latine mund të jetë edhe e ngadaltë, romantike e madje edhe melankolike. Për shembull, bolero latino-amerikane është pëlqyer gjithnjë në shumë vende. Bolero zakonisht këndohej nga trio këngëtarësh dhe karakterizohej nga një natyrë poetike e romantike. Shumë e përhapur gjatë viteve 40 dhe 50, bolero ka bërë një rikthim kohët e fundit në muzikën vokale të artistëve të rinj. Shumë të njohur në mbarë botën janë edhe grupet meksikane «maraçi» me veshjet e tyre karakteristike tërheqëse, kapele të mëdha sombrero dhe muzikë unike.

Merenga, salsa dhe teks-meks

Merenga dhe salsa janë bërë melodi shumë të përhapura në një pjesë të madhe vendesh. Këto ritme nuk janë të reja. Merenga e pati origjinën në Republikën Domenikane dhe në Haiti. Ajo është përshkruar si ‘jashtëzakonisht e shpejtë, e përsëritur, ngjitëse dhe e këndshme’. Fjala spanjolle merengue do të thotë thjesht marengë, një krem i bërë duke rrahur fort sheqerin me të bardhat e vezëve. Pasi të shohë lëvizjet energjike të disa kërcimtarëve të merengës, një vëzhgues do të mund ta kuptojë me lehtësi se ai emër i shkon për shtat kërcimit.

Brenda zhanrit muzikor të salsas, ka një shumëllojshmëri ritmesh, shumica prej të cilave me origjinë kubane dhe portorikane. Fjala spanjolle salsa do të thotë «salcë». Sipas disave, salsa është rezultat i shkrirjes muzikore që ndodhi në Nju Jork Siti, ku u kombinuan bashkë një përzierje artistësh nga të gjithë ishujt e Karaibeve. Nga aty, ajo muzikë u përhap në të gjithë botën.

Vrasja në vitin 1995 e Selenës, një këngëtare spanjolle me banim në Shtetet e Bashkuara, i bëri këngët e saj edhe më të përhapura sesa kur ishte vetë gjallë. Ajo njihej si mbretëresha e muzikës teks-meks, e cila është përshkruar si një kombinim i muzikës kauntri të Amerikës me ritmet norteño (meksikano-jugorë). Këto melodi këndohen në gjuhët angleze, spanjolle ose spangleze, një përzierje e spanjishtes me anglishten. Kjo muzikë është bërë shumë e pëlqyer mes latinëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën Latine.

Një pikëpamje e ekuilibruar për muzikën dhe kërcimin

Muzika, si shumë gjëra të tjera që mund të sjellin kënaqësi, gëzohet më mirë kur dëgjohet me përkore. (Fjalët e urta 25:16) Të krishterët janë seleksionues në zgjedhjen e muzikës. Bibla këshillon: «Mbahuni shumë vigjilentë që mënyra se si ecni të mos jetë si njerëz jo të mençur, por si njerëz të mençur, duke blerë për veten tuaj kohën e volitshme, sepse ditët janë të liga.» (Efesianëve 5:15, 16, BR) Të gjithë e dinë se disa këngë kanë tema sarkastike, imorale ose madje satanike. Muzika latine nuk është e imunizuar ndaj këtyre ndikimeve prishëse.

Disa këngë latine kanë tekste të ndyra. Disa përmbajnë fjalë me dy kuptime, kurse të tjera janë erotike ose flasin troç për seksin. Disa këngë paraqesin hapur edhe çështjet politike, dhunën e rebelimin. Për shembull, muzika meksikane e njohur si korrido, ka qenë për një kohë të gjatë muzika e preferuar e shumë latinëve. Megjithatë, kohët e fundit po bëhet i përhapur një lloj i ri i korridos, i quajtur narko korrido. Këto këngë tregojnë histori të dhunshme trafikantësh të drogës, duke i portretizuar ata si heronj. Edhe disa këngë të grupeve meksikane «maraçi» përkrahin tema të poshtra, duke i dhënë lavdi dehjes, shovinizmit të meshkujve ose nacionalizmit. Probleme të ngjashme ekzistojnë në lidhje me tekstet në merenga, salsa dhe në lloje të tjera të muzikës latine.

Disa persona, të cilëve u pëlqen muzika latine, nuk i kuptojnë tekstet e tyre. Pa dashje ata mund ta gjejnë veten duke dëgjuar këngë që nxitin imoralitetin seksual, dhunën ose edhe okultizmin. Ata që e kuptojnë spanjishten mund t’i shpërfillin tekstet e këngëve të diskutueshme kur kërcejnë nën ritmin e tyre të gëzueshëm e gllabërues. Gjithsesi, respekti i thellë për standardet e Biblës duhet të na shtrëngojë që të shqyrtojmë me kujdes e me radhë çdo këngë që vihet për t’u dëgjuar në shtëpinë tonë dhe në grumbullimet shoqërore. Kjo do të na parandalojë nga dëgjimi ose kërcimi nën ritmin e këngëve me tekste që e ofendojnë Perëndinë.

Duhet të kujdesemi edhe për të mos penguar të tjerët me mënyrën se si kërcejmë. (1. Korintasve 10:23, 24) Të krishterët janë të kujdesshëm për të mos kërcyer me një entuziazëm të shkujdesur që u heq atyre dinjitetin. As nuk do të donin të merrnin pjesë në kërcime të qëllimshme provokuese. Çiftet e martuara shfaqin një gjykim të shëndoshë, me qëllim që kërcimi i tyre të mos bëhet një shfaqje e papërshtatshme publike e intimitetit të tyre martesor.

Ekuilibri i krishterë kërkon edhe përkore kur bëhet fjalë për volumin e muzikës dhe kohëzgjatjen e grumbullimeve shoqërore. Sigurisht, adhuruesit e Jehovait mund të kënaqen me zgjedhjen e tyre në muzikë pa u dashur të marrin pjesë në «gosti të shfrenuara» që zgjatin deri në orët e para të mëngjesit dhe ku ka muzikë të lartë shurdhuese. Bibla bën thirrje: «Koha që ka kaluar është e mjaftueshme për ju në kryerjen e vullnetit të kombeve, kur vazhdonit në vepra të sjelljes së shthurur, në epshe, në teprime me verë, gosti të shfrenuara, në gara me të pira dhe në idhujtari të paligjshme.»—1. Pjetrit 4:3, BR.

Pavarësisht nga mbizotërimi i elementeve imorale në zbavitjen e sotme, ekziston ende një shumëllojshmëri e madhe muzike të pastër që mund të dëgjohet. Muzika është një dhuratë e bukur nga Perëndia dhe Bibla thotë se ka «një kohë për çdo çështje ose qëllim nën qiell . . . , një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të kërcyer.» (Predikuesi 3:1, 4, The Amplified Bible) Nëse ju pëlqen muzika e gjallë, e gëzueshme dhe ngjitëse, patjetër që do të kënaqeni duke dëgjuar e duke kërcyer nën ritmin tërheqës të muzikës latine, duke e bërë këtë me përkore dhe me ekuilibër të krishterë.—1. Korintasve 10:31; Filipianëve 4:8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo