BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/98 f. 3
  • Sida: Epidemia vazhdon

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sida: Epidemia vazhdon
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Sida: Çfarë shprese ka për të ardhmen?
    Zgjohuni!—1998
  • Sida: Si ta luftojmë
    Zgjohuni!—1998
  • Ata nuk i frikësohen më fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Një kurë për SIDA-n​—Nevojë urgjente!
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 11/98 f. 3

Sida: Epidemia vazhdon

KAREN u rrit në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.a Si Dëshmitare e Jehovait ajo mbajti standarde të larta morale gjatë gjithë rinisë së saj. Në vitin 1984, kur ishte 23 vjeçe, ajo u martua me Billin, i cili ishte bërë Dëshmitar vetëm prej dy vjetësh. Ata u bekuan me dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Deri në vitin 1991, dashuria e tyre ishte thelluar dhe ata ishin të kënaqur dhe të lumtur. Në fund të atij viti, Billit iu shfaq një njollë e bardhë në gjuhë, e cila vazhdonte të zhvillohej. Ai u vizitua te një mjek.

Pak kohë pas kësaj, Karen dhe fëmijët ishin jashtë duke hequr gjethet. Billi u ul në shkallën e verandës dhe thirri Karen që të ulej afër tij. I vuri krahët rreth belit të saj dhe me lot në sy i tha se e donte dhe dëshironte të jetonte përgjithmonë me të. Atëherë, ç’ishin ato lot? Mjeku dyshonte që Billi ishte infektuar me HIV, virusi që sjell si pasojë SIDA-n.

E gjithë familja bëri analizat. Rezultatet e Billit dhe Karen dolën pozitive. Billi ishte infektuar përpara se të bëhej një Dëshmitar i Jehovait. Si pasojë ia kishte ngjitur infeksionin Karenit. Rezultatet e fëmijëve dolën negative. Billi vdiq brenda tre vjetëve. Karen thotë: «S’di si ta shpreh se çdo të thotë të shohësh njeriun, një herë e një kohë të pashëm që ti do dhe me të cilin ke ndër mend të jetosh përgjithmonë, të shuhet dalëngadalë dhe të katandiset kockë e lëkurë. Kam qarë shumë net. Ai vdiq tre muaj përpara përvjetorit të dhjetë të martesës sonë. Ishte një baba dhe bashkëshort i mirë.»

Ndonëse mjeku i tha Karenit se do ta ndiqte shpejt të shoqin, ajo është akoma gjallë. Infeksioni ka përparuar në fazat e para të SIDA-s.

Karen është vetëm një prej rreth 30 milionë njerëzve që jetojnë tani me HIV/SIDA-n, një numër më i madh se bashkimi i popullsive të Australisë, Irlandës dhe Paraguait. Përllogaritjet tregojnë se Afrika ka 21 milionë prej këtyre viktimave. Sipas llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara, me fillimin e shekullit të ri, ky numër mund të rritet në 40 milionë njerëz. Një raport i OKB-së thotë se kjo sëmundje rivalizon epidemitë më të mëdha të historisë. Nga të rriturit e moshës 15 deri 49 vjeç që janë seksualisht aktivë në botë, 1 në 100 ishin tashmë të infektuar me HIV. Nga këta, vetëm 1 në 10 persona e kuptojnë se ai ose ajo është i infektuar. Në disa zona të Afrikës janë të infektuar 25 përqind e të rriturve.

Që nga fillimi i epidemisë në vitin 1981, nga SIDA kanë vdekur afërsisht 11,7 milionë njerëz. Është përllogaritur se vetëm në vitin 1997 vdiqën rreth 2,3 milionë njerëz. Megjithatë, ka arsye të reja për optimizëm në betejën kundër SIDA-s. Gjatë këtyre viteve të fundit, në kombet e pasura ka pasur një rënie të rasteve të reja të SIDA-s. Përveç kësaj, ilaçe premtuese ofrojnë shpresë për një shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë.

Si mund të mbrohesh nga SIDA? Cilat janë zhvillimet më të fundit në mjekimin dhe vaksinat? A do të mposhtet ndonjëherë kjo sëmundje? Këtyre pyetjeve do t’u përgjigjemi në artikujt vijues.

[Shënimi]

a Emrat janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo