BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/99 f. 21
  • Një pemë që këndon

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një pemë që këndon
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Pemët shumë të mëdha
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ata përballuan gjemba në mish
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • ‘Gjembi në mish’ i Pavlit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 3/99 f. 21

Një pemë që këndon

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË KENIA

NË SAVANAT e pafundme të Afrikës gjendet një pemë që shpesh këndon. Pema është një lloj akacieje dhe njihet si gjembi fërshëllyes. Përse? Sepse kur era kalon me shpejtësi përmes degëve të brishta, pema duket sikur fishkëllen.

Kur gjembat jashtëzakonisht të gjatë dhe hollakë të pemës dridhen në erë, del një tingull i këndshëm ritmik. Përveç melodisë së gjembave, gungat e zgavërta të pemës nxjerrin një tingull shumë të ngjashëm me atë që formohet kur i fryjmë grykës së një shisheje të zbrazët. Këto «instrumente» janë krijuar nga milingonat, të cilat thuhet se i zbrazin gungat, shtëpitë sferike të milingonave, dhe gdhendin në to vrima të vockla për hyrje dhe dalje. Duke qenë se janë të madhësive të ndryshme, gungat dhe vrimat nxjerrin tinguj me intonacione të ndryshme. Këta tinguj i shtohen melodisë unike dhe të këndshme të gjembit fërshëllyes.

Kjo pemë na sjell ndër mend fjalët e psalmistit, i cili, në mënyrë të figurshme, deklaroi: «Të gjitha pemët e pyllit le të shpërthejnë plot gëzim [në këngë] përpara Jehovait.» (Psalmi 96:12, 13, BR) Vërtet, kur era fryn përmes gjembave dhe gungave ngjashëm flautit, pema prodhon tinguj që formojnë një këngë të këndshme dhe emocionuese të Afrikës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo