BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/99 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 7/99 f. 30

Nga lexuesit tanë

Të rinj, viktima të kancerit Jam 18 vjeçe dhe dëshiroj t’ju falënderoj për përvojën e Mat Tapios, në artikullin «Ai nuk u dorëzua». (22 tetor 1998, anglisht) Më prekën vërtet besimi, çmueshmëria për gjërat frymore dhe ndjenja e tij e urgjencës. Shpresoj ta falënderoj personalisht Matin pas ringjalljes së tij në parajsë.

E. G. G., Spanjë

Në emër të familjes sonë, ju falënderoj për artikullin. Duke qenë se kemi djem adoleshentë, na u duk shumë e dobishme të shqyrtonim bashkë me ta shembullin e besimit të Mat Tapios. Artikulli na dha mundësi të analizonim vetë përparësitë tona si individë dhe si familje.

M. F. N. G., Brazil

Artikulli ishte një inkurajim i madh për ne të rinjtë, pasi nxirrte në pah zellin e një të riu, i cili, me gjithë sëmundjen e tij, nuk reshti kurrë së foluri për Jehovain.

D. M., Itali

Edhe pse hasi në një sëmundje vdekjeprurëse, Mat Tapio u kap fort pas jetës, që të mund të lavdëronte e t’i shërbente Jehovait. Ky është një shembull i shkëlqyer për ata prej nesh që kanë shëndet të mirë.

D. P., Porto Riko

Artikulli për Matin, të cilit në moshën 14-vjeçare iu desh t’i nënshtrohej kirurgjisë për një tumor në tru, më tërhoqi vëmendjen. Midis fjalëve të tij të fundit ishin: «Mos pushoni asnjëherë të dëshmoni për Jehovain.» Kjo më inkurajoi të mos dorëzohem dhe më ndihmoi të kuptoja se sa e rëndësishme është të studiosh Biblën dhe të fitosh njohurinë që çon në jetë!

D. V., Filipine

SIDA Doja t’ju falënderoja sinqerisht për serinë «Lufta kundër SIDA-s: A do të fitohet?» (nëntor 1998) Ishte shumë informative. Unë jam 19 vjeçe dhe më kanë mësuar mjaft gjëra rreth SIDA-s dhe HIV-it, në shkollë e në shtëpi, por prapëseprapë isha e pështjelluar. Ky artikull më ndihmoi të kuptoja se sa jetësore është që ta zgjedh me maturi bashkëshortin dhe që të bëj një jetë moralisht të pastër.

S. T., Shtetet e Bashkuara

Artikujt ishin informativë, të saktë dhe të vërtetë. Kam më shumë se dhjetë vjet që jetoj me SIDA-n. Një shoqe po më mëson Biblën me ndihmën e botimeve tuaja. Faleminderit që nuk druheni të botoni artikuj të tillë.

B. W., Shtetet e Bashkuara

Nuk mund ta lëshoja nga dora revistën Zgjohuni! derisa përfundova së lexuari artikujt mbi SIDA-n. Nuk kam lexuar kurrë informacion kaq të saktë mbi këtë çështje. Dhe duke qenë se jam infermiere, ky fakt vlen të përmendet. Ju falënderoj shumë.

D. E., Gjermani

Vlerësimi im për këta artikuj buron nga fakti që pasi u largua nga rruga e krishterë, im bir u kthye me SIDA plotësisht të zhvilluar. Me ndihmën e Jehovait, ai ka tani një qëndrim të mirë frymor. Shëndeti i tij është stabilizuar falë trajtimit mjekësor. E dimë se ka shumë njerëz që janë infektuar dhe që nuk janë ende të vetëdijshëm për këtë gjë. Kjo duhet të jetë me shumë rëndësi për këdo që mendon për martesën.

N. J., Shtetet e Bashkuara

Urat Tamam pasi uragani Miç kishte shkatërruar deri në 80 për qind të urave këtu në Honduras, morëm numrin e 8 nëntorit 1998 (shqip, nëntor 1998) me artikullin «Urat: Si do t’ia bënim pa to?». Burri im dhe unë jemi gjithmonë në udhëtim në këtë vend dhe shpejt e kuptuam se sa të rëndësishme janë urat për punën tonë. Dëshirojmë t’ju falënderojmë për artikullin interesant dhe në kohën e duhur. Siç thuhet në paragrafin përmbyllës, nuk do t’i konsiderojmë më urat si diçka të zakonshme!

C. H., Honduras

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo