A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 27. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)
1. Çfarë bëri Jezui, që t’u jepte apostujve të tij një mësim mbi përulësinë dhe gatishmërinë për të shërbyer me paanshmëri? (Gjoni 13:12)
2. Shprehjet e dashurisë nga ana e bariut, mikut të Shulamites, u përqasën me hijen e këndshme të cilës pemë? (Kantiku i kantikëve 2:3)
3. Jakovi thotë se ‘forma e adhurimit të një njeriu është e kotë’, nëse ai nuk i bën çfarë gjuhës së tij? (Jakovit 1:26, BR)
4. Cila ishte e fundit që u raportua nga veprat krijuese tokësore të Perëndisë? (Zanafilla 2:22; 3:20)
5. Kush e nxiti qytetin e Sikemit në revoltë kundër Abimelekut, gjë që solli për pasojë shkatërrimin e qytetit? (Gjyqtarët 9:28)
6. Ç’emër përdornin amorejtë për malin Hermon? (Ligji i përtërirë 3:9)
7. Të mërzitur nga mana, çfarë kërkuan me ankim izraelitët kur qenë në shkretëtirë? (Numrat 11:4)
8. Në cilin qytet-port Pavli kaloi nga një anije në tjetrën, ndërsa po çohej si i burgosur nga Cezarea në Romë? (Veprat 27:5)
9. Çfarë gjërash të neveritshme që po kryheshin në tempullin e Jerusalemit, pa në vizion Ezekieli? (Ezekieli 8:9-16)
10. Cilat pjesë të shëmbëlltyrës që pa në ëndërr mbreti Nabukodonosor ishin prej argjendi? (Danieli 2:32)
11. Çfarë bëri Jezui, kur krerët judenj në tempull u përpoqën ta vritnin me gurë? (Gjoni 8:59)
12. Çfarë bëri Moisiu, kur fytyra e tij shndriste me aq shumë shkëlqim, saqë izraelitët nuk mund ta vështronin? (Eksodi 34:35)
13. Kush ishte babai i Moisiut? (Numrat 26:59)
14. Meqë Zelofehadi nuk kishte bij, çfarë dekretoi Jehovai? (Numrat 27:1-8)
15. Cilët identifikuan fqinjët nazareas si vëllezër të Jezuit? (Marku 6:3, BR)
16. Çfarë gjëje, që ishte e pazakontë për të, bëri Pavli për sa i përket letrës drejtuar Filemonit? (Filemonit 19)
17. Përse Jeremia bleu një arë, në kohën kur babilonasit po rrethonin Jerusalemin? (Jeremia 32:8-15, 44)
18. Çfarë iu lut një demon Jezuit që të mos i bënte? (Luka 8:28-31)
19. Çfarë u dha Adami të gjitha kafshëve? (Zanafilla 2:20)
20. Cila grua joizraelite veproi me kurajë dhe vrau Siserin? (Gjyqtarët 4:21)
21. Korintasit u quajtën «një letër» që ishte shkruar në çfarë mënyre? (2. Korintasve 3:3)
22. Duke përdorur shpatën e vet, çfarë i bëri Pjetri Malkut? (Gjoni 18:10)
23. Sipas proverbit, ç’do t’i sjellë nënës së vet «një djalë i lënë pa fre»? (Fjalët e urta 29:15, BR)
24. Fjalët e urta e krahasojnë një grua të bukur që nuk ka mend me çfarë? (Fjalët e urta 11:22)
25. Çfarë paralajmërimi dha Jezui, për të theksuar marrëzinë e rikthimit te gjërat e lëna pas? (Luka 17:31, 32)
Përgjigjet e pyetësorit
1. Ai u lau këmbët
2. Mollës
3. Nuk i vë fre
4. Eva
5. Gaali, një nga bijtë e Ebedit
6. Senir
7. Mish
8. Mira
9. Ishin 70 burra të moshuar që adhuronin idhujt e gdhendur në mur, gra që qanin për perëndinë babilonase Tamuz dhe 25 apostatë, adhurues të diellit
10. Gjoksi dhe krahët
11. U fsheh dhe u largua nga tempulli
12. Vendosi një vel mbi fytyrë
13. Amrami
14. Që vajzat e tij të merrnin trashëgiminë e tokës që kishte lënë ai
15. ‘Jakovin, Jozefin, Judën dhe Simonin’
16. E shkroi atë me dorën e vet
17. Si një simbol të rivendosjes që do të ndodhte pas 70 vjetësh mërgimi, kur arat do të bliheshin përsëri në Judë
18. Që të mos e ‘mundonte’ e të mos e urdhëronte atë dhe demonët e tjerë me të, që të shkonin në humnerë
19. Emra
20. Jaela
21. Mbi zemra, «me frymën e Perëndisë së gjallë»
22. I preu veshin
23. Turp
24. Me «një unazë ari në feçkën e një derri»
25. «Kujtoni gruan e Lotit»