BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/99 f. 28-29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Probleme në ruajtjen e paqes
  • Kredoja e re fut dhunën në sporte
  • Posta e pëllumbave akoma e dobishme
  • Fëmijë që nuk u jepet arsimim
  • Azisë nuk i ndahen katastrofat
  • Pse nuk mund ta gudulisim veten
  • Pasuesi i alfabetit mors
  • Probleme shëndetësore të lidhura me këpucët
  • Botimi i Biblës në Kinë
  • A janë këpucët tuaja vërtet të rehatshme?
    Zgjohuni!—2003
  • A mund të sjellin paqe në mbarë botën organizatat paqeruajtëse?
    Tema të tjera
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—1997
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2003
Zgjohuni!—1999
g 8/99 f. 28-29

Një vështrim rreth botës

Probleme në ruajtjen e paqes

«Një dekadë më parë, misionet e paqes të OKB-së vlerësoheshin aq shumë, saqë të gjithave së bashku iu dha çmimi Nobel për paqen,—pohon gazeta e Torontos The Globe and Mail.—Tani, anëtarët e misioneve për ruajtjen e paqes, qofshin civilë, policë a ushtarë, korrin si përgëzime, ashtu edhe përbuzje.» Përse ky ndryshim? «Një problem kyç është natyra e konflikteve moderne. Shumë prej luftërave të sotme nuk bëhen nga ushtri të organizuara mirë, me synime dhe bindje të qarta, por nga fraksione dhe udhëheqës ushtarakë, të cilët përdorin ushtarë adoleshentë që shërbejnë si mercenarë. Këto luftëra bëhen për të marrë pushtetin brenda një vendi, jo midis vendeve të ndryshme»,—thotë Globe. Gazeta shton se si pasojë, «në vend që të kujdesen për armëpushimet zyrtare ndërmjet kombeve» forcat e paqes të Kombeve të Bashkuara «e shohin veten në mes të fraksioneve ndërluftuese, synimet e të cilave janë të paqarta, e ndonjëherë edhe strukturat e tyre drejtuese dhe dëshira e të cilave për paqe është e dyshimtë».

Kredoja e re fut dhunën në sporte

Sipas revistës franceze L’Express, autoritetet franceze të sportit të futbollit trajtuan një numër rekord prej 20.825 masash disiplinore për sezonin 1997-1998 dhe incidentet e dhunshme u shtuan në një masë të konsiderueshme edhe në sportet e tjera. Pse kaq shumë dhunë? Sipas studiuesit Riçard Pfister, një arsye është «domosdoshmëria për të fituar. Kur parapëlqehen më tepër paratë, sesa emri i mirë, kur vihet më shumë theksi te rezultati, sesa te kënaqësia e lojës, pasoja është që gjithçka quhet e lejueshme». Pfister thotë se një sjellje e tillë, që shfaqet haptazi nga njerëz që shpesh konsiderohen si shembuj për t’u imituar dhe që nuk ndëshkohet, duket se e justifikon dhunën në sytë e të rinjve dhe i nxit ata që ta imitojnë.

Posta e pëllumbave akoma e dobishme

Departamenti i policisë në shtetin indian Orisa ka një rrjet të sofistikuar komunikimi, por prapëseprapë, siç raporton The Indian Express, nuk po e ndërpret «shërbimin me pëllumba», një tufë prej 800 pëllumbash të fuqishëm. Sipas z. B. B. Panda, drejtor i përgjithshëm i policisë së Orisës, pëllumbat kanë qenë filli i jetës gjatë përmbytjeve dhe cikloneve në 50 vjetët e fundit dhe janë ende të dobishëm kur prishet komunikimi radiofonik. Në vitin 1982, për shembull, kur përmbytjet shkretuan qytetin Banki, pëllumbat ishin e vetmja lidhje ndërmjet qytetit dhe qendrës së rajonit të Kutakut. Njësia e parë e pëllumbave të Orisës e pati fillimin në vitin 1946 me një racë belge të quajtur pëllumba-korrierë, të aftë të fluturonin deri në 800 kilometra larg pa pushuar, me një shpejtësi prej 80 deri në 90 kilometrash në orë. Këta zogj, të cilët kanë një jetëgjatësi nga 15 deri në 20 vjet, mbahen aktualisht në tri qendra, nën kujdesin e 34 policëve. Z. Panda tha: «Pëllumbat mund të duken diçka e dalë mode në ditët e telefonit celular, por ata, me besnikëri, vazhdojnë t’i bëjnë një shërbim të madh këtij shteti.»

Fëmijë që nuk u jepet arsimim

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, e përcaktonte arsimimin si një të drejtë themelore. Ndërkohë që janë bërë mjaft përpjekje të lavdërueshme, ky synim është akoma shumë larg realizimit. «Pesëdhjetë vjet pas miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kishte ende mëse 130 milionë fëmijë në moshën e nxënësve të shkollës fillore, që nuk shkonin në shkollë,—raporton e përditshmja gjermane Allgemeine Zeitung Mainz.—Kjo do të thotë që 20 për qind e gjithë fëmijëve të botës, nuk marrin një arsimim fillestar.» Sipas Rainhart Shlagintvaitit, drejtues i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Gjermani, do të duhen rreth 7 miliardë dollarë për t’i dërguar të gjithë fëmijët anembanë botës në shkollën fillore. Kjo është shumë më pak sesa paratë që shpenzohen çdo vit në Evropë për akullore ose sesa shuma që harxhohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara për kozmetikë dhe është vetëm një pjesëz e shpenzimeve botërore për armatime.

Azisë nuk i ndahen katastrofat

«Vitin e kaluar, gjashtë nga 10 katastrofat kryesore të botës ndodhën në Azi, duke marrë 27.000 jetë njerëzish dhe duke kushtuar 38 miliardë dollarë»,—vëren gazeta South China Morning Post. Këto përfshijnë përmbytjet shkretuese në Bangladesh dhe Kinë, si edhe zjarret e pyjeve në Indonezi, që e përhapën mjegullën e tymit deri në vendet fqinje. «Azia është prekur nga më shumë katastrofa natyrore, sesa çdo rajon tjetër i botës,—thotë Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë dhe Paqësorin.—Në Azi, veçanërisht, pakësimi i rreziqeve do të bëhet një nga sfidat kryesore të shekullit të 21-të.»

Pse nuk mund ta gudulisim veten

«Një gudulisje në vendin e duhur, do të bënte që edhe një person i rritur të shkrihej së qeshuri. Por, edhe viktima më e ndjeshme mund të rrijë e qetë, duke ditur se të paktën s’mund ta gudulisë vetveten»,—thotë The Economist. Përse jo? Sipas studimeve të kohëve të fundit, përgjigjja gjendet në trurin e vogël, pjesa e trurit që bashkërendon aktivitetin lëvizor. Studiuesit mendojnë se truri i vogël jo vetëm që bashkërendon veprimet, por edhe merr pjesë në parashikimin e pasojave ndijore të tyre. Kështu, kur njerëzit përpiqen të gudulisin vetveten, truri i vogël e parashikon dhe e shuan ndijimin. Kur gudulisemi nga dikush tjetër, stimuli dhe parashikimet e bëra nga truri i vogël nuk përputhen dhe ndijimi nuk shuhet. Gazeta The New York Times, në një artikull të ngjashëm, e përmblidhte kështu këtë gjë: «Truri mund të dallojë se cilat ndijime të gudulisjes shkaktohen nga vetë personi dhe u jep atyre më pak përparësi, në mënyrë që të perceptojë më kollaj ndijimet nga burimet e jashtme, të cilat mund të jenë më urgjente.»

Pasuesi i alfabetit mors

Roxher Kon, i agjencisë së Kombeve të Bashkuara që ka nën kontroll transportin botëror të mallrave, pohon se alfabeti mors, i shpikur në vitin 1832, «ka luajtur një rol të pallogaritshëm në zhvillimin e tregtisë dhe të vetë historisë». Ky alfabet, siç thotë The Toronto Star, ka qenë një standard ndërkombëtar, që përdorej nga anijet në rrezik qysh prej vitit 1912, viti kur Titaniku dha sinjalin SOS, me tri pika, tri vija dhe tri pika. Por, duke filluar nga 1 shkurti 1999, një sistem i ri satelitor, i paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare e Lundrimit, do t’i transmetojë automatikisht një grup të dhënash «një rrjeti qendrash të koordinuara shpëtimi përreth botës», kur të shtypet një «buton i posaçëm» në pjesën fundore të satelitit të një anijeje. Përveç numrit të identifikimit prej nëntë shifrash të mjetit të transportit, të dhënat e tjera që dërgohen, siç thotë Star, «mund të përfshijnë kohën, pozicionin e anijes dhe llojin e rrezikut, qoftë të papërcaktuar, qoftë njërën prej 12 kategorive të tij, që shkallëzohen nga zjarri në përmbytje e deri te pirateria». Kjo gazetë shton me nostalgji: «Morsi u përdor për t’i dhënë botës disa prej lajmeve më të mira në histori: ai u përdor për transmetuar lajmet e përfundimit të të dyja Luftërave Botërore.»

Probleme shëndetësore të lidhura me këpucët

«Opinioni mjekësor thotë se një në gjashtë njerëz ka probleme serioze me këmbët, probleme që shpesh mund të lidhen me këpucët»,—raporton The Toronto Star. Dhimbjet e gjunjëve, dhimbjet në ijë e në pjesën e fundit të kurrizit, si edhe dhimbjet e kokës ndoshta po ju thonë, gjithashtu, që të tregoni kujdes për këpucët që vishni. «Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur në mend, është fakti që nuk janë këpucët ato që përshtaten me këmbën, por këmba me këpucët,—thotë Star.—Mos i blini këpucët me mendimin që ato do të përshtaten me këmbën tuaj. Nëse nuk ju rrinë mirë në dyqan, mos i blini.» Dilni pasdite për të blerë këpucë, sepse «këmbët fryhen paksa gjatë ditës» dhe «përputheni këpucën në pjesën më të gjerë të shputës, në vend që ta përputhni me thembrën». Statistikisht, gratë kanë një përqindje më të lartë të problemeve dhe deformimeve të këmbëve. Mendohet se kjo gjë ndodh ngaqë 90 për qind e tyre «veshin këpucë që janë tepër të vogla e tepër të ngushta për këmbën e tyre» dhe «takat e larta shpesh shkaktojnë shumë prej deformimeve më serioze të këmbëve». Gazeta shton: «Është e rëndësishme, gjithashtu, që të kujtojmë se dhimbja shfaqet pasi dëmtimi tanimë është bërë.»

Botimi i Biblës në Kinë

«Kina ka botuar më shumë se 20 milionë kopje të Biblës së Shenjtë në dy dekadat e fundit dhe Bibla [është] bërë një nga librat më të përhapur në vend qysh nga fillimi i viteve 90»,—thotë Agjencia e Lajmeve Ksinhua. Sipas profesorit Feng Jinjuan, i Institutit të Feve Botërore nën Akademinë Kineze të Shkencave Shoqërore, të krishterët në Kinë kanë të drejtën të blejnë dy kopje. Deri tani janë shtypur mbi 20 botime të ndryshme, «ku përfshihen botime angleze të përkthyera në gjuhën kineze, botime kineze me germa tradicionale dhe të thjeshtuara, botime në gjuhët e minoriteteve etnike si në format xhepi, ashtu edhe në format të madh». Veç kësaj, janë botuar një sërë librash që përmbajnë histori biblike, të cilët pritet të jenë akoma më të shitur sesa Bibla. Artikulli thotë se «Bibla renditet e 32-ta në listën e librave që kanë më shumë influencë në vend qysh nga fillimi i viteve 90», por «duke folur në përgjithësi, te kinezët feja ushtron më pak ndikim, sesa te njerëzit në Perëndim».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo