BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/00 f. 14
  • A po jua ngre kafeja nivelin e kolesterolit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po jua ngre kafeja nivelin e kolesterolit?
  • Zgjohuni!—2000
  • Material i ngjashëm
  • Arti i kafesë ekspres
    Zgjohuni!—2009
  • Kafe me cilësi—Nga pema, në filxhanin tuaj
    Zgjohuni!—1999
  • Kafeja e Konës: Mbreti i shijes
    Zgjohuni!—2005
  • Një farë që shëtiti botën
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—2000
g 1/00 f. 14

A po jua ngre kafeja nivelin e kolesterolit?

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË BRAZIL

STUDIUESIT në Universitetin Bujqësor të Vageningenit, në Holandë, thonë se pirja e kafesë së pafiltruar ngre nivelin e kolesterolit.

Fjala kyç është «e pafiltruar». Përse? Në Research Reports, një buletin i Organizatës së Holandës për Kërkime Shkencore, thuhet se kokrrat e kafesë përmbajnë një substancë të quajtur kafestol, e cila ngre nivelin e kolesterolit. Kur mbi kafen e bluar hidhet direkt ujë i nxehtë, del kafestoli. E njëjta gjë ndodh kur kafeja e bluar imët zjehet në ujë për njëfarë kohe, ashtu si në rastin e kafes turke, ose kur në vend të një filtri letre përdoret filtër prej metali, si në rastin e ekspresit francez. Pa një filtër letre, kafestoli përfundon në kafen që do të pimë.

Një filxhan me kafe të pafiltruar, i cili mund të përmbajë deri në katër miligramë kafestol, mund të bëjë që niveli i kolesterolit të ngrihet rreth 1 për qind. Edhe ekspresi përmban kafestol, përderisa nuk bëhet me filtër letre. Megjithatë, ndikimi i tij në rritjen e nivelit të kolesterolit është më i pakët, nëse përdorim një filxhan të vogël. Më pak ekspres, më pak kafestol​—ndoshta vetëm një ose dy miligramë për çdo filxhan. Sidoqoftë, Research Reports paralajmëron se pesë filxhanë të vegjël ekspres në ditë mund ta ngrenë nivelin e kolesterolit 2 për qind.

Thelbi i çështjes është që kafeja e bërë me filtër letre nuk përmban kafestol.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo