BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 1/02 f. 31
  • Një adoleshent që krenohet me besimin e tij

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një adoleshent që krenohet me besimin e tij
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • Kujtohen ‘viktimat e harruara’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Mbajtës të guximshëm të integritetit ngadhënjejnë mbi përndjekjen nga nazistët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • «Doja të mësoja më shumë për fenë time»
    Zgjohuni!—2005
  • Dëshmitarët e Jehovait: Të guximshëm përballë rrezikut nazist
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 1/02 f. 31

Një adoleshent që krenohet me besimin e tij

KUR ishte 13 vjeç, Andreas iu caktua për të bërë një detyrë shkolle me temën e trashëgimisë kulturore. «Në fillim,​—thotë ai,​—mendova të shkruaja për gjyshin, por më pas u mendova: ‘Prit pak! Jam një Dëshmitar i Jehovait. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të folur për besimin tim.’

I vura detyrës sime temën: ‘Qëndrojnë të palëkundur’ dhe bëra një afishe të madhe që përshkruante përndjekjen e egër që përballuan Dëshmitarët e Jehovait në Gjermaninë naziste. Ilustrimet përfshinin një uniformë me trekëndësh vjollcë dhe piktura e letra të ndryshme të familjes Kuserov.a Kisha përgatitur për të shpërndarë, disa kopje të letrës që Dëshmitarët e Jehovait i kishin dërguar qeverisë gjermane, në të cilën në mënyrë asnjanëse politikisht, por të patundur, denonconin veprimet e padrejta që bëheshin kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Njëkohësisht me detyrën, jepej pa ndërprerje videokaseta Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë të patundur kundër sulmit nazist. Paraqita gjithashtu Bibla, broshura dhe fletushka.

Në fillim, detyrat tona u treguan në palestër, para gjithë studentëve dhe trupit mësimor të shkollës. Mbrëmjen tjetër u ftuan familjarët dhe miqtë e studentëve. Shumë veta më bënë pyetje, pasi nuk e dinin se Dëshmitarët e Jehovait ishin përndjekur nga nazistët.»

Andrea e pranon se për të folur për besimin e tij, i duhej guxim. «E dija se disa do të talleshin me mua,​—thotë ai,​—por do të ndihesha shumë keq nëse nuk do të flisja. Në detyrën time u përqendrova rreth njerëzve që dhanë jetën për të mbrojtur besimin ndaj Jehovait, kështu që e pakta që mund të bëja ishte të duroja disa kritika.»

Në fund, Andrea ishte i gëzuar që përfitoi nga kjo mundësi për të dhënë dëshmi. «Bëra shumë biseda se përse nuk marrim pjesë në luftë dhe atyre që ishin të interesuar, u lashë Bibla, libra dhe fletushka»,​—thotë ai. Pastaj shton: «Asnjëherë tjetër nuk kujtoj të jem ndier aq krenar sa u ndjeva atëherë për arsyen se jam një Dëshmitar i Jehovait.»

[Shënimi]

a Dëshmitarët e Jehovait në kampet e përqendrimit identifikoheshin nga një trekëndësh vjollcë. Anëtarët e familjes Kuserov qëndruan të patundur në bindjet e tyre si Dëshmitarë të Jehovait gjatë regjimit nazist. Shih Kulla e Rojës, 1 shtator 1985, faqet 10-15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo