BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 4/02 f. 31
  • Dëgjoni dhe mësoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dëgjoni dhe mësoni
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • Të dëgjosh me dashuri është art
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Të imitojmë Bërësin e Madh të Dishepujve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • ‘Kushtoji vëmendje mënyrës se si dëgjon’
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Si mund të gjej dikë që të më dëgjojë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 4/02 f. 31

Dëgjoni dhe mësoni

«RRETH 85 për qind të asaj që dimë e kemi mësuar duke dëgjuar»,​—thotë një raport në gazetën Toronto Star. Edhe pse e kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke dëgjuar, zakonisht jemi të shpërqendruar, të shqetësuar për diçka tjetër ose harrojmë rreth 75 për qind të asaj që dëgjojmë. Këto të dhëna që të tërheqin vëmendjen, theksojnë nevojën për të zhvilluar aftësinë tonë të të dëgjuarit.

Sipas raportit, «në rrënjë të shumë problemeve të shoqërisë është mënyra e keqe e të dëgjuarit». Rebeka Shafër, specialiste për problemet e të folurit dhe eksperte për komunikimin, beson se shpesh ky është një faktor që ndikon në vetëvrasjet, në dhunën në shkollë, në prishjen e familjeve dhe në abuzimin me drogën.

Sociologët vërejnë se njerëzit kanë mënyra të ndryshme për të dëgjuar. Disa janë të interesuar të dëgjojnë për njerëzit e tjerë dhe u pëlqen të dëgjojnë të gjitha hollësitë interesante që lidhen me një histori. Të tjerë janë të interesuar të dëgjojnë për ngjarjet që lidhen me tregimin dhe duan që folësi të hyjë drejt e në temë. «Prandaj, në bisedën midis një dëgjuesi që i pëlqen të dëgjojë për të tjerët dhe një dëgjuesi që i pëlqen të dëgjojë për ngjarjet, përfundimi mund të jetë dështimi për të komunikuar»,​—thotë Star.

Me arsye të vlefshme, Jezui theksoi nevojën për ‘t’i kushtuar vëmendje mënyrës se si dëgjojmë’. (Luka 8:18) Dëgjimi i mirë tregon edukatë të mirë. Është pjesë jetësore e një bashkëbisedimi të mirë. Disa sugjerime praktike për mënyrën se si të dëgjojmë gjatë një bashkëbisedimi mund të jenë: të shmangim shpërqendrimet, të përkulemi paksa përpara dhe të japim mbështetje aktive me anë të kontaktit të syve dhe të miratimit me kokë. Duke qenë se shumë nga ajo që mësojmë varet nga dëgjimi i efektshëm, të kushtojmë vëmendje është diçka për të cilën të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo