BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 22/4 f. 31
  • «Vërtet domethënëse»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Vërtet domethënëse»
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • A i lexon revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Revistat njoftojnë Mbretërinë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 8
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 22/4 f. 31

«Vërtet domethënëse»

KY ISHTE një koment që u bë për figurat e botimeve të Dëshmitarëve të Jehovait në një ekspozitë ndërkombëtare arti në Kasel të Gjermanisë. Katja 16-vjeçare tregon se çfarë ndodhi kur ajo dhe shokët e saj të shkollës vizituan ekspozitën dhe po shihnin disa vepra arti fetare:

«Ciceroni i pyeti nxënësit nëse i kishin parë ndonjëherë me vëmendje revistat e Dëshmitarëve të Jehovait. Pasi të gjithë u përgjigjën jo, filloi të thoshte fjalët më të mira për ilustrimet e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Ai tha se në këto revista jo vetëm që figurat pikturohen jashtëzakonisht mirë, dhe fotografitë zgjidhen me kujdes, por edhe janë ‘vërtet domethënëse’.

Pastaj shtoi se do të bënim mirë t’i vërenim me kujdes këto figura interesante», duke shpjeguar që paraqitja bashkëkohore e ngjarjeve biblike e bën më të lehtë të kuptojmë se si zbatohen për ditët tona. Pastaj i nxiti nxënësit t’i pranonin revistat kur t’ua jepnin, duke shtuar që nuk duhej të mjaftoheshin vetëm duke parë figurat, por duhej të lexonin edhe artikujt shumë interesantë dhe informues.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo