BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/98 f. 1
  • A i lexon revistat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A i lexon revistat?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! revista në kohën e duhur të së vërtetës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Rezervo kohë për aktivitetin me revista
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 10/98 f. 1

A i lexon revistat?

1 Një çift i martuar misionarësh në Afrikë, në lidhje me revistat tona tha: «Kulla e Rojës na ndihmon që të mbahemi vigjilent nga ana frymore në territorin tonë. Ne nxjerrim inkurajim dhe forcë nga secili numër.» A ke të njëjtën çmueshmëri të thellë për revistat tona? A je po aq i uritur për t’i lexuar ato?

2 Kërkohet kohë e konsiderueshme për t’i përgatitur artikujt e revistave që mund të lexohen në vetëm pak minuta. Duke e ditur këtë, a do t’i lexosh thjesht kalimthi artikujt, do të shohësh vetëm figurat apo do të lexosh rastësisht ndonjë artikull që mund të të tërheqë vëmendjen? Jemi të mençur nëse bëjmë më shumë se kaq. Duhet të marrim kohë për të lexuar dhe analizuar të gjithë artikujt në çdo numër të revistave tona. Kulla e Rojës është revista jonë kryesore për sigurimin e ushqimit frymor në kohën e duhur. Zgjohuni! përmban artikuj interesant dhe informativ mbi një llojshmëri temash. Ajo që mësojmë nga leximi i këtyre revistave jo vetëm që na forcon frymësisht, por na përgatit edhe për një pjesëmarrje më të efektshme në shërbim. Duke qenë vetë lexues të qëndrueshëm, do të jemi entuziastë në lidhje me ofrimin e revistave të tjerëve.

3 Si të përmirësojmë zakonet e leximit: A mund të bësh më tepër që të mos mbetesh prapa me leximin e revistave? Këtu jepen dy sugjerime që vlejnë për shumë veta. (1) Vendos një program të rregullt leximi. Vetëm duke lënë mënjanë 10 ose 15 minuta çdo ditë për të lexuar, do të habitesh kur të shohësh se sa shumë mund të lexosh gjatë një jave. (2) Ki një metodë për të pasur parasysh atë që ke lexuar. Ndoshta mund të vendosësh një shenjë në fillim të secilit artikull që lexon. Pa këtë, mund të humbësh leximin e disa artikujve apo edhe të një reviste të tërë. Është e rëndësishme që të krijosh një rutinë leximi që të përshtatet dhe t’i përmbahesh asaj.​—Krahaso Filipianëve 3:16.

4 «Skllavi i besueshëm dhe i matur» i është përgjigjur me mençuri ndryshimit të kohërave, duke botuar artikuj që trajtojnë nevojat reale të njerëzve. (Mat. 24:45) Vërtet, revistat kanë ndikuar në jetën tonë. Përqindja e progresit tonë frymor, në një masë të madhe përcaktohet nga cilësia e zakoneve tona teokratike të leximit. Një bekim i pasur frymor i pret ata që gjejnë kohë për t’i lexuar të gjitha revistat.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo