BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/10 f. 23
  • Gjuha e kolibrit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjuha e kolibrit
  • Zgjohuni!—2010
  • Material i ngjashëm
  • Gjuha e kolibrit
    A është projektuar?
  • Zogu që puth lule
    Zgjohuni!—1999
  • Gjuha, I
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pjalmi—Pluhuri i jetës
    Zgjohuni!—2007
Zgjohuni!—2010
g 10/10 f. 23

A është projektuar?

Gjuha e kolibrit

● Studiuesit arrijnë të analizojnë pika të vockla gjaku, ADN-në dhe substanca të tjera mbi një copë xhami me përmasat e një pëllëmbe. Kur studiuesit përpiqen të shpikin pajisje për të zhvendosur sasi kaq të vogla lëngu, përdorin metodën e thithjes ose të pompimit, por këto metoda nuk janë të efektshme. A ka ndonjë mënyrë më të mirë për të transportuar lëngje në sasi tepër të vogla? Sipas dr. Xhon Bushit të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, «natyra tashmë e ka zgjidhur këtë problem».

Shqyrtoni faktet: Kolibri nuk humbet energji duke e thithur nektarin e një luleje. Përkundrazi, ai shfrytëzon forcat e kohezionit që e bëjnë ujin të mblidhet si rruazë mbi një sipërfaqe dhe të sfidojë forcën e rëndesës. Sapo gjuha e kolibrit bie në kontakt me nektarin, sipërfaqja e lëngut e bën gjuhën të marrë trajtën e një pipze të hollë dhe nektari ngjitet lart. E thënë thjesht, kolibri nuk sforcohet më kot, por e lë nektarin të ngjitet vetë në «pipëz» e pastaj drejt e në gojë. Kur ushqehet, kolibri mund ta mbushë gojën me nektar deri në 20 herë në sekondë.

Ky «gyp i vetvetishëm» është vënë re edhe në disa zogj të ujërave të cekëta, që pinë ujë në mënyrë të ngjashme. Duke folur për këtë aftësi, profesori Mark Deni i Universitetit të Stenfordit, në Kaliforni, SHBA, vëren: «Kombinimi i inxhinierisë, i fizikës dhe i matematikës së aplikuar është vërtet i mrekullueshëm . . . Nëse do t’i thoshim një inxhinieri ose një matematicieni të gjente një mënyrë që zogjtë të pinë ujë me sqep, zor se do t’i kishte shkuar mendja te një metodë e tillë.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë gjuha e vockël e kolibrit​—me aftësinë e saj për të mbledhur nektar me shpejtësi dhe me efektshmëri​—apo është projektuar?

[Burimi i figurës në faqen 23]

© Richard Mittleman/​Gon2Foto/​Alamy

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo