BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 31
  • Gjuha e kolibrit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjuha e kolibrit
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Gjuha e kolibrit
    Zgjohuni!—2010
  • Zogu që puth lule
    Zgjohuni!—1999
  • Gjuha, I
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të tregojmë dashuri dhe respekt duke kontrolluar gjuhën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
A është projektuar?
ijwwd kap. 31
Një kolibër zgjat gjuhën për të thithur nektarin e një luleje.

Moment/Robert D. Barnes via Getty Images

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Gjuha e kolibrit

Dikur shkencëtarët mendonin se kolibri e merrte nektarin nëpërmjet disa gypthave të hollë që ka në gjuhë. Mendonin se nektari ngjitej lart nëpër gypa me anë të një procesi që quhet dukuria e kapilaritetit. Por, studimet e fundit kanë treguar se ky zog përdor një metodë akoma më të efektshme, që mund të përshkruhet si «grackë lëngu».

Shqyrto faktet: Kur gjuha e kolibrit prek nektarin, ajo ndahet horizontalisht në dy pjesë, ngjashëm një piruni me dy dhëmbëza. Maja e secilës pjesë përshkohet nga shumë xhepa, të cilët janë të mbyllur. Kur këto maja zgjaten dhe prekin lëngun, xhepat hapen dhe e fusin nektarin brenda. Pra, kolibri nuk e thith nektarin si me pipëz. Pastaj, kur ai tërheq gjuhën, ndodh e kundërta—xhepat mbyllen dhe nektari ngec brenda.

Kolazh: Një kolibër zgjat gjuhën për të thithur nektarin e një luleje. Figurat e vogla: 1. Gjuha e zgjatur hyn te nektari i lules. 2. Dy majat e gjuhës në formë piruni zënë në grackë nektarin dhe e tërheqin lart/​thithin.

Studiuesit Alehandro Riko Guevara, Tai Si Fan dhe Margareta Rubega thonë se i gjithë ky proces zgjat «më pak se një e dhjeta e sekondit». Ata shtojnë: «Maja e gjuhës, kjo grackë lëngu, është një pajisje dinamike që ndryshon . . . formë në mënyrë drastike teksa hyn dhe del nga lëngu.»

Për më tepër, ky zog i vogël nuk harxhon fare energji kur përdor këtë pajisje. Majat e gjuhës hapen dhe mbyllen si pasojë e forcave komplekse që veprojnë mbi to, ndërsa futen dhe dalin nga lëngu.

Ngaqë gjuha e kolibrit është një grackë lëngu tejet e efektshme, studiuesit besojnë se mund të imitojnë mënyrën si funksionon ajo në mjekësi, në robotikë dhe në fusha të tjera. Gjithashtu mund të ndihmojë në krijimin e mjeteve për pastrimin e lëngjeve ose të rrjedhjeve të naftës.

Shih një kolibër teksa zgjat gjuhën

Si mendon? A erdhi me evolucion gjuha e sofistikuar e kolibrit? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo