BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/11 f. 19
  • Ora me lavjerrës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ora me lavjerrës
  • Zgjohuni!—2011
  • Material i ngjashëm
  • Shihni dhe dëgjoni «mbretin e sahatëve»!
    Zgjohuni!—2010
  • A është bota jashtë kontrollit, apo jo?
    Zgjohuni!—2017
  • A e di sa është ora?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Mjeshtrat e mesjetës në mekanikë
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2011
g 1/11 f. 19

Ora me lavjerrës

● Ora mekanike është shpikur ndoshta në Kinë mbi 900 vjet më parë. Që atëherë, orët janë përmirësuar ndjeshëm. Një përmirësim i jashtëzakonshëm u bë aty nga mesi i viteve 1600, kur në orët mekanike u fut përdorimi i lavjerrësit. Falë kësaj risie revolucionare, orët u bënë kaq të sakta, sa u shtua një veçori e re: akrepi i minutave. Modeli i ri​—me lavjerrësin, peshat dhe mekanizmin relativisht të rëndë​—natyrisht që kishte nevojë për një strukturë mbajtëse të fortë e që qëndronte drejt. Kështu u shpik ajo që njerëzit përreth botës e njohin si ora e murit me lavjerrës ose «sahati i gjyshit», që një ekspert orësh e cilësoi si «kohëmatëse mjaft të besueshme e funksionale».a

Në fillim, këto ora të çmuara prodhoheshin vetëm në qytetet e mëdha evropiane si, Londër dhe Paris. Por, pak nga pak, prodhimi i tyre u përhap deri në skajet më të largëta të kontinentit evropian. Kështu, për të zbukuruar modelin bazë u përdorën stile artistike vendase. Forma e orës mund të ishte e harkuar ose jo, me strukturë elegante ose kaba. Mund të bëhej nga druri i pishës, druri i abanozit, mogani, lisi ose druri i arrës dhe struktura mbajtëse mund të ishte e thjeshtë ose e zbukuruar. Prandaj ora me lavjerrës fitoi epërsi mbi orët e tjera jo vetëm si një kohëmatës i saktë, por edhe si një mobilie elegante dhe dinjitoze për shtëpitë.

Mund të ketë edhe një arsye tjetër përse ora me lavjerrës i mahnit dhe i tërheq akoma njerëzit. Në njëfarë mënyre, ajo ngjan si njeri. «Është sa një njeri me përmasa mesatare dhe ka një fytyrë shprehëse e domethënëse»,—vëren studiuesja finlandeze dr. Sinika Mantula. Edhe tik-taku i saj i fortë i ngjan rrahjeve të zemrës. Sot, shumica e këtyre kryeveprave të mëdha e të drejta janë zëvendësuar nga orët e sakta e të lira me kuarc. Por edhe në kohët tona të ethshme, vetë prania e orës me lavjerrës të jep njëfarë qetësie. Libri Kohëmatja​—Koleksionimi dhe kujdesja për orët (anglisht) vëren: «Një orë me lavjerrës me tik-takun e saj të vazhdueshëm e të qetë, në njëfarë mënyre të paqon shpirtin dhe të sjell ndër mend epokën më paqësore të asaj kohe.»

[Shënimi]

a Në disa vende ajo njihet me emrin «sahati i gjyshit» dhe mendohet se e ka marrë këtë emër nga një këngë e famshme e vitit 1876 me titull «Sahati i gjyshit tim».

[Figura në faqen 19]

Një orë që ndoshta daton në fillim të viteve 1800

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo