BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/12 f. 15-17
  • A është e gabuar të kesh popullaritet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është e gabuar të kesh popullaritet?
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Sa i rëndësishëm është popullariteti online?
    Të rinjtë pyesin
  • Po nëse më ngacmojnë «të fortët»?
    Të rinjtë pyesin
  • Po nëse jam viktimë e bullizmit në shkollë?
    Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Ç’të bëj nëse nuk përshtatem dot me të tjerët?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 3/12 f. 15-17

Të rinjtë pyesin

A është e gabuar të kesh popullaritet?

Plotësoni fjalinë me një nga këto fjalë:

․․․․․ është mirë të kesh popullaritet.

  1. A. Gjithmonë

  2. B. Ndonjëherë

  3. C. Kurrë

PËRGJIGJJA e saktë është «B-ja». Pse? Sepse të kesh popullaritet thjesht do të thotë të jesh i pëlqyer nga shumë njerëz dhe kjo nuk është gjithmonë e gabuar. Bibla paratha se të krishterët do të ishin ‘dritë e kombeve’ dhe do të ishin tërheqës për njerëzit. (Isaia 42:6; Veprat 13:47) Në këtë kuptim, mund të thuhet se të krishterët gëzojnë popullaritet.

A e dije?

Jezui kishte popullaritet. Që kur ishte i ri, fitoi «pëlqimin e Perëndisë dhe të njerëzve». (Luka 2:52) Bibla thotë se kur u rrit, «turma të mëdha e ndiqnin nga Galilea dhe Dekapoli, nga Jerusalemi dhe Judea, si dhe nga përtej Jordanit».​—Mateu 4:25.

Pse nuk ishte e gabuar kjo?

Sepse Jezui nuk kërkonte lavdi ose nuk synonte popullaritet dhe as nuk donte me çdo kusht pëlqimin e të tjerëve. Jezui thjesht bënte atë që ishte e drejtë dhe nga kjo herë pas here binte në sy për mirë. (Gjoni 8:29, 30) Njëkohësisht, Jezui e kuptonte se miratimi i njerëzve të paqëndrueshëm ishte i përkohshëm. Ai e dinte se pas ca kohësh ata do ta vrisnin.​—Luka 9:22.

Përfundimi:

Popullariteti është si pasuria. Ta kesh nuk është gjithmonë e gabuar. Problemi qëndron tek ajo që bëjmë për ta fituar apo për ta mbajtur.

Kujdes!

Shumë të rinj do të bënin gjithçka për të fituar popullaritet. Disa përpiqen t’u pëlqejnë të tjerëve duke u shkuar pas fijes. Kurse disa bëjnë të fortin duke i detyruar të tjerët që t’i admirojnë, qoftë edhe nga frika.a

Në faqet vijuese do të shqyrtojmë dy udhë zhgënjyese drejt popullaritetit. Pastaj do të shohim një udhë më të mirë.

Për më shumë artikuj nga rubrika «Të rinjtë pyesin», mund të shkarkoni numra të tjerë të revistës Zgjohuni! nga adresa e Internetit www.pr2711.com/​sq

a Bibla flet për disa prepotentë të quajtur «nefilimë», që përshkruhen edhe si «burra me famë». Atyre u interesonte kryesisht të fitonin lavdi.​—Zanafilla 6:4.

UDHËT DREJT POPULLARITETIT

T’U SHKOSH TË TJERËVE PAS FIJES

  • Kam nevojë të fitoj pëlqimin e të tjerëve.

  • Për ta arritur këtë, duhet të sillem si ata.

«U përpoqa të ndryshoja sjelljen që të tjerët të më pranonin. Në fillim u duk se funksionoi. Por më vonë e kuptova se duhet të jesh vetvetja e jo të ndryshosh vetëm e vetëm për t’u pëlqyer të tjerëve.»​—Nikola.

Parimi biblik: «Mos bëj diçka vetëm se e bëjnë gjithë të tjerët. . . . Nuk duhet t’i lejosh të të mbushin mendjen që të bësh gjëra të gabuara.»​—Dalja 23:2, Holy Bible—​Easy to Read Version.

TË BËSH TË FORTIN

  • Tashmë jam boll i pëlqyer dhe dua të vazhdoj të jem.

  • Do të bëj gjithçka duhet për të qenë i pari, edhe nëse më duhet të shkel mbi të tjerët.

«Çunat e gocat shpesh janë të këqij. Ngaqë «të fortët» kanë më tepër popullaritet, një që është i ndrojtur do të mendonte se çdo gjë që thonë ata është e drejtë.»​—Rakela.

Parimi biblik: «Ashtu si dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.»​—Luka 6:31.

NJË UDHË MË E MIRË

  1. Njihi mirë standardet e tua. Bibla thotë se njerëzit e pjekur ‘janë stërvitur për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën’.​—Hebrenjve 5:14.

    Duke zbatuar tre hapat në të majtë, mund ta humbasësh disi popullaritetin, por do të jesh i pëlqyer për njerëzit e duhur!

  2. Përmbaju bindjeve të tua. Ndiq shembullin e Josiut, që me bindje tha: «Zgjidhni sot kujt do t’i shërbeni . . . Por sa për mua dhe për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Jehovait.»​—Josiu 24:15.

  3. Ji i sigurt për rrugën që ke zgjedhur. Apostulli Pavël i kujtoi Timoteut: «Perëndia nuk na dha frymën e burracakërisë, por të fuqisë.»​—2 Timoteut 1:7.

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Melisa

Melisa​—Sigurisht, mund të përpiqesh të jesh si gjithë të rinjtë e tjerë nëpër korridoret e shkollës. Por kjo s’është aspak interesante. Të qenët i krishterë të bën të dallosh nga të tjerët për mirë. Nuk të bën të çuditshëm. Të bën të pëlqyeshëm.

Ashli

Ashli​—Nuk ndihesha e pëlqyer në shkollë, por pastaj shkoja në mbledhjen e krishterë dhe rrija me miq që më donin për atë që isha. Aty, çdo dëshirë e imja për të fituar miratimin e shokëve të shkollës, shuhej.

Filipi

Filipi​—Çelësi për të qenë i pranuar nga të tjerët është të tregosh interes personal për ta. Kohët e fundit jam përpjekur të bëj gjëra të vogla për shokët e mi dhe kjo më ka afruar më tepër me ta.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo