BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 108
  • Sa i rëndësishëm është popullariteti online?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa i rëndësishëm është popullariteti online?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Cilat janë rreziqet?
  • «Iluzioni i popullaritetit»
  • Sa rëndësi ka numri i followers dhe likes?
  • Si t’i shohësh shoqëritë në Internet?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • A është e gabuar të kesh popullaritet?
    Zgjohuni!—2012
  • Si ta mësosh adoleshentin të ruhet nga rreziqet e Internetit?
    Zgjohuni!—2014
  • Ç’duhet të di për rrjetet shoqërore?​—Pjesa 2
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 108
Një adoleshente buzëqesh ndërsa sheh celularin. Ka marrë 85 likes në llogarinë e saj në rrjetin social.

TË RINJTË PYESIN

Sa i rëndësishëm është popullariteti online?

Një adoleshente që quhet Elejna, thotë: «Kur shihja që shokët e shkollës kishin me qindra followers, mendoja: ‘Ua çfarë popullariteti që kanë!’ Të them të drejtën isha pak xheloze.»

A je ndier ndonjëherë kështu? Nëse po, ky artikull mund të të ndihmojë të mos ngecësh në garën për popullaritet në rrjetet sociale.

  • Cilat janë rreziqet?

  • «Iluzioni i popullaritetit»

  • Sa rëndësi ka numri i followers dhe likes?

  • Kujdes nga modestia e shtirur

Cilat janë rreziqet?

Te Proverbat 22:1, Bibla thotë: «Më mirë të bësh emër të mirë, se pasuri të madhe.» Pra, dëshira që të kesh një reputacion të mirë, a madje që të të kenë qejf, nuk është e gabuar.

Por, ndonjëherë dëshira për t’u pranuar nga të tjerët kthehet në mani për popullaritet. A sjell ndonjë rrezik kjo? Onia, 16 vjeçe, mendon që po:

«Kam parë që disa bëjnë çmendurira, për shembull, hidhen nga dritarja e katit të dytë të shkollës, vetëm e vetëm që të fitojnë popullaritet.»

Që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve, disa filmojnë bëmat e tyre të çmendura dhe i postojnë online. Për shembull, disa adoleshentë postojnë video duke ngrënë kapsulat e detergjentëve të rrobave që përmbajnë substanca helmuese. Kuptohet që kjo s’duhet bërë kurrë!

Bibla thotë: «Mos bëni asgjë . . . për mendjemadhësi.»—Filipianëve 2:3, Diodati i Ri.

Për të menduar:

  • Sa rëndësi ka për ty popullariteti online?

  • A do të rrezikoje shëndetin ose jetën për të pasur vëmendjen dhe pëlqimin e moshatarëve?

    Ja ç’thonë moshatarët e tu

    Lejana.

    «Popullariteti kthehet në rrezik kur dikush është gati të bëjë gjithçka për ta arritur. Shumë mendojnë se nëse flasin, vishen ose veprojnë në një mënyrë të caktuar, madje edhe në rrjetet sociale, do të fitojnë më shumë popullaritet. Mirëpo, nëse bën kompromis me bindjet dhe me parimet e tua vetëm për të fituar popullaritet, do të bëhesh pishman.»—Lejana.

«Iluzioni i popullaritetit»

Jo të gjithë bëjnë gjëra ekstreme për të fituar popullaritet online. Erika, 22 vjeçe, tregon se disa përdorin një strategji tjetër:

«Ka nga ata që postojnë pa fund momente nga jeta e tyre që i konsiderojnë të rëndësishme dhe kështu lënë përshtypjen sikur kanë shumë miq me të cilët kalojnë shpesh kohën. Në këtë mënyrë krijojnë iluzionin e popullaritetit.»

Kera, 15 vjeçe, thotë se disa mashtrojnë që të japin këtë përshtypje:

«Kam parë se disa bëjnë foto që duket sikur ishin në një festë kur në të vërtetë ishin në shtëpi.»

Methju, 22 vjeç, pranon se edhe ai vetë e ka bërë diçka të tillë:

«Postova një fotografi dhe i bëra tag sikur isha në malin Everest, edhe pse s’kam qenë kurrë në Azi!»

Bibla thotë: «Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.»—Hebrenjve 13:18.

Për të menduar:

  • Nëse përdor rrjetet sociale, a mashtron për të fituar më shumë popullaritet?

  • A pasqyrojnë fotot dhe komentet e tua se kush je vërtet dhe se çfarë vlerash ke?

    Ja ç’thonë moshatarët e tu

    Hana.

    «Disa janë gati të bëjnë gjithçka për të marrë më shumë likes. Po ti si dëshiron të njihesh, si një njeri që flet a vishet në mënyrë të papërshtatshme ose që mburret me gjërat që ka? Apo dëshiron të njihesh për cilësitë e bukura dhe si person që interesohesh sinqerisht për të tjerët? Normalisht, ndihesh mirë kur të tjerët të kanë qejf, vetëm sigurohu që ky pëlqim të jetë për një arsye që të bën krenar.»—Hana.

Sa rëndësi ka numri i followers dhe likes?

Shumë mendojnë se çelësi për të pasur popullaritet është të kesh një numër të pafund followers dhe likes. Methju, i përmendur më sipër, pranon se më përpara kështu mendonte edhe ai:

«Shpesh i pyesja të tjerët: ‘Sa followers ke?’ ose ‘Sa është maksimumi i likes që ke marrë?’ Që të rritja numrin e followers, fillova t’i bëja follow atyre që nuk i njihja, me shpresën që edhe ata do të më bënin follow mua. Nisa ta lakmoja popullaritetin, dhe rrjetet sociale vetëm sa ma shtonin këtë dëshirë.»

Kolazh: 1. Një adoleshente buzëqesh ndërsa sheh sa likes ka marrë në llogarinë e saj në rrjetin social. 2. E njëjta vajzë ha nga një tas plot me karamele e çokollata. 3. Ajo mban dorën te barku se nuk ndihet mirë.

Popullariteti online është si ushqimi jo i shëndetshëm—të shijon për momentin, por pastaj të bën dëm

Maria, 25 vjeçe, vëren se disa e bazojnë plotësisht mënyrën si e vlerësojnë veten te numri i followers dhe likes që marrin:

«Nëse ‘selfie’ që poston një vajzë, nuk merr mjaftueshëm like, atëherë ajo arrin në përfundimin se është e shëmtuar. Patjetër që ky arsyetim është i gabuar, ama shumë veta do të reagonin njësoj. Në njëfarë kuptimi, ata bullizojnë veten.»

Bibla thotë: «Të mos jemi egoistë, të mos ngjallim konkurrencë mes nesh e të mos kemi zili njëri-tjetrin.»—Galatasve 5:26.

Për të menduar:

  • Nëse përdor rrjetet sociale, a të shtyjnë të krahasohesh me të tjerët?

  • Çfarë ka më shumë rëndësi për ty, të shtosh numrin e followers apo të zhvillosh miqësi reale me njerëz që të kanë vërtet për zemër?

    Ja ç’thonë moshatarët e tu

    Xhoshua.

    «Që të kesh popullaritet online, duhet të bëhesh dikush që të tjerët e admirojnë, dhe zakonisht kjo do të thotë të bëhesh si ata. Kjo mund të të shtyjë të përqendrohesh tepër te mendimi që kanë të tjerët për ty dhe si e si t’u pëlqesh më shumë. Është normale të duam që të tjerët të na pëlqejnë, por dëshira për popullaritet mund të kthehet në fiksim.»—Xhoshua.

Kujdes nga modestia e shtirur

A e ke vënë re se disa mburren për arritjet e tyre, por e paraqesin këtë si ankesë?

  • «Që kur kam marrë makinën fringo të re, njerëzit ngelën duke më kërkuar t’u bëj një xhiro!»

  • «Sa bezdi e kam që gjithë kohës më komplimentojnë për rënien në peshë!»

Pra, edhe pse mburren, shtojnë një element ankues që të duken modestë.

Paralajmërim: Kjo mënyrë mburrjeje zakonisht i acaron të tjerët, sepse e kuptojnë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Dhe ngaqë kjo lloj modestie është e shtirur, në përgjithësi njerëzit të kanë më inat se po të mburreshe hapur.

Herën tjetër që poston një koment ose një fotografi në rrjetet sociale, kujdes nga modestia e shtirur. Ndiq këtë këshillë nga Bibla: «Le të të lëvdojë një tjetër, dhe jo goja jote.»—Proverbat 27:2.

Përmbledhje: Ç’të bësh që të mos biesh në grackën për popullaritet online?

  • Sigurohu që postimet e tua të pasqyrojnë se kush je vërtet dhe çfarë vlerash ke.

  • Ji i ndershëm me mënyrën si e paraqet veten.

  • Mbaj një pikëpamje të ekuilibruar për followers dhe likes.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo