BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/12 f. 15
  • Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Xhevahire të gjalla të botës së insekteve
    Zgjohuni!—2004
  • Aftësia orientuese e brumbullit
    Zgjohuni!—2014
  • Sistemi spërkatës i brumbullit
    Zgjohuni!—2008
  • Brumbulli me kurriz të hekurt
    A është projektuar?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 10/12 f. 15

A është projektuar?

Sensorët e brumbullit të zi të zjarrit

Kur bien zjarre në pyje, shumica e kafshëve ia mbathin të trembura, kurse brumbujt e zinj të zjarrit i tërheq kjo. Përse? Sepse, për këto insekte, pemët e sapodjegura janë vend ideal ku shtrojnë vezët. Veç kësaj, zjarri përzë grabitqarët, kështu që brumbulli është i lirë të hajë, të çiftohet dhe të shtrojë vezët i sigurt. Por, në radhë të parë, si i gjejnë këta brumbuj zjarret e pyjeve?

Shqyrtoni faktet: Ngjitur me këmbët e mesme, brumbulli i zjarrit ka sensorë të quajtur organe-gropëz, të cilët mund të diktojnë rrezatimin infra të kuq që lëshon zjarri i një pylli. Organet-gropëz e diktojnë nxehtësinë e çliruar nga rrezatimi dhe e çojnë brumbullin drejt flakëve.

Por, në çantën e veglave që përdorin për të zbuluar zjarret, këta brumbuj kanë edhe sensorë të tjerë. Kur digjen pemët e tyre të preferuara, brumbujt diktojnë me anë të antenave sasi fare të vockla të disa lëndëve që përhapin në ajër zjarret. Sipas disa studiuesve, nëpërmjet antenave që veprojnë si detektorë tymi, brumbujt e zinj të zjarrit mund të zbulojnë edhe një pemë të vetme që po digjet nga brenda më shumë se 800 metra larg. Si rrjedhojë e ndërthurjes së aftësive të tyre, këta brumbuj duket se i ndiejnë dhe i zbulojnë zjarret e pyjeve nga një largësi prej më shumë se 48 kilometrash.

Studiuesit po hulumtojnë organet-gropëz dhe antenat e brumbullit të zi të zjarrit, për të përmirësuar pajisjet që diktojnë rrezatimin infra të kuq dhe zjarrin. Sensorët e sotëm me rezolucion të lartë duhen ftohur, ndaj brumbulli mund t’i ndihmojë shkencëtarët të bëjnë sensorë më të mirë që funksionojnë në temperaturën e dhomës. Antenat e brumbullit i kanë frymëzuar inxhinierët të ndërtojnë sisteme për diktimin e zjarreve që janë më të ndjeshme dhe që bëjnë dallimin mes lëndëve të lëshuara nga zjarret e pyjeve dhe lëndëve të tjera kimike.

Studiuesit i mahnit mënyra e pashoqe e brumbullit të zi të zjarrit për të gjetur një vend ku të shtrojë vezët. «Si arritën këta brumbuj të zhvillonin aftësinë për t’i shtruar vezët në këtë mënyrë?—pyet E. Riçard Hobeke, specialist i brumbujve në Universitetin ‘Kornell’, SHBA.—Mendoni sa pak dimë për insektet e pajisura me sensorë tejet të ndjeshëm dhe kompleksë.»

Si mendoni? A erdhi me evolucion aftësia e brumbullit të zi të zjarrit për të zbuluar zjarret e pyjeve apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo