BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/13 f. 8-10
  • Pse blejmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse blejmë?
  • Zgjohuni!—2013
  • Material i ngjashëm
  • Arti i bindjes
    Zgjohuni!—1998
  • Pse s’duhet të modelohem sipas stereotipit në media?—Pjesa 1: Për vajzat
    Të rinjtë pyesin
  • Si të mos prishësh tepër para?
    Zgjohuni!—2013
  • Pse s’duhet të modelohem sipas stereotipit në media?—Pjesa 2: Për djemtë
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2013
g 6/13 f. 8-10

TEMA KRYESORE: A PO BLEJMË TEPËR?

Pse blejmë?

Në një anketë globale të vitit 2012, gjysma pranuan se blinin gjëra që nuk u nevojiteshin vërtet. Dy të tretat shprehën shqetësimin se njerëzit blejnë tepër. Një shqetësim i tillë është më se me vend. Mjaft konsumatorë janë zhytur në borxhe që rriten gjithnjë e më shumë. Studiuesit thonë se blerjet me tepri, në vend që të na kënaqin, mund të na shkaktojnë më tepër stres e mërzi. Po atëherë pse blejmë kaq shumë?

NE KONSUMATORËT bombardohemi pa pushim nga reklamat. Cili është qëllimi i tyre? Të kthejnë dëshirat në nevoja. Tregtuesit e dinë se konsumatorët udhëhiqen kryesisht nga emocionet. Prandaj reklamat dhe procesi i blerjes organizohen në mënyrë të atillë që të shkaktojnë sa më shumë emocion.

Libri Pse njerëzit blejnë gjëra që nuk u duhen (anglisht) thotë: «Kur mendon për të blerë diçka, konsumatorit shpesh i aktivizohet fantazia duke bluar në mendje si ta gjejë, si ta blejë e si ta bëjë të vetën.» Disa ekspertë dyshojnë se blerësit mund të emocionohen kaq shumë kur bëjnë pazar, sa u vërshon adrenalina në gjak. Eksperti i reklamave Xhim Pulër shpjegon: «Nëse shitësi nuhat që blerësi është shumë i emocionuar dhe i ka rënë armatura mbrojtëse, ai mund ta shfrytëzojë këtë.»

Si të mbrohesh që të mos biesh pre e reklamuesve dinakë? Lëri mënjanë emocionet dhe krahaso premtimet e reklamave me realitetin.

PREMTIMI: «Të përmirëson cilësinë e jetës»

Është më se normale të duam një jetë më të mirë. Reklamuesit na bombardojnë me mesazhe që të gjitha dëshirat tona, si shëndet më i mirë, siguri, lehtësim nga stresi dhe marrëdhënie më të mira, mund të arrihen duke blerë gjërat e duhura.

REALITETI:

Ndërsa rritim zotërimet, faktikisht cilësia e jetës mund të ulet. Duhen më tepër kohë dhe para për t’u kujdesur për gjërat materiale. Niveli i stresit rritet nga borxhet dhe ke më pak kohë për familjen dhe miqtë.

Ndërsa rritim zotërimet, faktikisht cilësia e jetës mund të ulet.

Parimi: «Edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»​—Luka 12:15.

PREMTIMI: «Të rrit statusin dhe prestigjin»

Të paktë janë ata që e pranojnë se blejnë për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Por Xhim Pulër thotë: «Kur njerëzit blejnë, një motiv kryesor është për të konkurruar miqtë, fqinjët, kolegët dhe të afërmit.» Ja pse shpesh në reklama tregohet që një produkt përdoret nga njerëz të suksesshëm e të pasur. Mesazhi është: «Ky mund të jesh ti!»

REALITETI:

Nëse e matim vlerën tonë duke u krahasuar me të tjerët, krijojmë një rreth vicioz pakënaqësie. Kur arrijmë një nivel të aspiruar, menjëherë fillojmë të ëndërrojmë si të arrijmë nivelin tjetër.

Parimi: «Ai që do argjendin, nuk do të ngopet me argjend.»​—Eklisiastiu 5:10.

PREMTIMI: «Përcakton kush je»

Libri Sende që vezullojnë (anglisht) shpjegon: «Shpesh u tregojmë të tjerëve cilët jemi (ose cilët do të donim të ishim) nëpërmjet gjërave që përdorim dhe ekspozojmë.» Reklamuesit e dinë këtë dhe përpiqen që t’u bashkangjitin markave të produkteve, sidomos atyre luksozeve, vlera dhe stile jete të caktuara.

Si e sheh veten dhe si do që të të shohin të tjerët? Si njeri të modës? Sportiv? Pavarësisht nga imazhi që synon, reklamat premtojnë se, nëse thjesht blen markën e duhur, mund të bëhesh njeriu që dëshiron.

REALITETI:

Asnjë produkt nuk mund të ndryshojë atë që jemi dhe të na veshë cilësi të admirueshme, si ndershmëria dhe besnikëria.

Parimi: «Stolisja juaj të mos jetë . . . vënia e stolive prej ari ose veshjet e sipërme, por le të jetë njeriu i fshehtë i zemrës.»​—1 Pjetrit 3:3, 4.

Një pikëpamje e ekuilibruar për zotërimet

Premtimet e reklamave rrallë pajtohen me realitetin. Megjithatë ekziston një drejtim i besueshëm që na ndihmon të jetojmë me ekuilibër dhe të lumtur. Të gjitha parimet e cituara në këtë artikull gjenden në Bibël, në Fjalën e Perëndisë. Bibla nuk është kundër gjërave materiale, por na mëson se do të jemi më të lumtur nëse bëjmë një jetë «pa dashuri për para».​—Hebrenjve 13:5.

Metodat moderne të reklamave

Përveç televizionit, botimeve dhe reklamave në Internet, reklamuesit e sotëm përdorin një sërë metodash të sofistikuara.

EKSPOZOJNË PRODUKTE TËRTHORAZI: Produktet dhe emrat e markave i shfaqin me lezet në spektakle televizive, filma dhe videolojëra.

REKLAMAT E FSHEHTA: Disa përfaqësues paguhen që të përdorin ose të flasin me entuziazëm për produkte në jetën e përditshme, pa dalë hapur se paguhen për këtë punë.

REKLAMAT NËPËRMJET PËRDORUESVE: Përdoruesit nxiten të bëjnë komente për produkte para miqve dhe në rrjetet shoqërore. Këtyre u jepen kampionë të produktit ose shpërblime që t’i reklamojnë te të tjerët.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo