BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/14 f. 4-5
  • Si t’i pranoj këshillat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i pranoj këshillat?
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Disiplina—Provë se Jehovai na do
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2019
  • Si të mos dorëzohet
    Zgjohuni!—2019
  • 6—Disiplina
    Zgjohuni!—2018
  • Mësoji fëmijët të jenë të përulur
    Zgjohuni!—2017
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 4/14 f. 4-5
Një i ri që po merr këshilla nga një i rritur

NDIHMË PËR FAMILJEN | TË RINJTË

Si t’i pranoj këshillat?

VËSHTIRËSIA

«Kur dikush të këshillon, në thelb po të thotë se po bën diçka gabim. Dhe nuk kam dëgjuar asnjë të thotë: ‘Kam shumë qejf kur më thonë se po gaboj!’»​—Emi, 17 vjeçe.a

Punonjësit e një kulle kontrolli që drejtojnë dy avionë që të mos përplasen

Ai që nuk i pranon këshillat është si piloti që shpërfill drejtimin nga kulla e kontrollit. Rezultati mund të jetë katastrofik.

A e ke të vështirë t’i pranosh këshillat e prindërve, mësuesve dhe të të rriturve të tjerë? Nëse po, ky artikull do të të ndihmojë.

ÇFARË DUHET TË DISH?

Të gjithë kanë nevojë për këshilla.

«Të gjithë ne pengohemi shumë herë.»​—Jakovi 3:2.

«S’ka asgjë për të ardhur turp nëse ke nevojë për këshilla kur gabon.»​—Xhesika.

Nëse të këshillojnë, nuk do të thotë se je dështak.

«Jehovaib qorton atë që do, sikurse bën një atë me birin që i pëlqen.»​—Proverbat 3:12.

«Kur më japin këshilla, përpiqem të mendoj sa të vështirë e ka ai që po m’i jep dhe sa e dashur është nga ana e tij.»​—Tamara.

Këshillat të ndihmojnë të bëhesh njeri më i mirë.

«Dëgjoni disiplinën dhe bëhuni të mençur.»​—Proverbat 8:33.

«Disiplina është mjaft e rëndësishme në procesin e rritjes. Të ndihmon të kuptosh çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe t’u vësh fre cilësive negative që as nuk e di që i ke.»​—Diana.

ÇFARË MUND TË BËSH?

Përpiqu të jesh mendjehapur. Ndoshta ke prirjen të fyhesh kur të japin këshilla. Por përpiqu t’i lësh ndjenjat mënjanë. Për këtë, dil për një moment nga situata ku ndodhesh dhe imagjinoje veten sikur je ti që po i jep të njëjtën këshillë dikujt tjetër, ndoshta motrës ose vëllait më të vogël. Pas kësaj, a arrin të shohësh ndonjë të mirë te kjo këshillë? Tani kthehu në realitet dhe përpiqu t’i shohësh gjërat me të njëjtin sy.​—Parimi biblik: Eklisiastiu 7:9.

«Ndonjëherë mërzitesh kaq shumë nga kritikat, sa harron që ai person nuk po përpiqet të të lëndojë, por të të ndihmojë të bëhesh njeri më i mirë.»​—Tereza.

Ji i përulur. Mos lejo që krenaria të të bëhet pengesë për të pranuar këshilla. Nga ana tjetër, mos lejo që shkurajimi të të vërë poshtë vetëm sepse duhet të përmirësohesh në një pikë. Përulësia do të të ndihmojë t’i shmangësh këto ekstreme. Mos harro: këshilla që të lëndon më tepër mund të jetë ajo për të cilën ke nevojë më shumë. Nëse, për ndonjë arsye, nuk e pranon, po humbet një mundësi të shkëlqyer për t’u rritur.​—Parimi biblik: Proverbat 16:18.

Këshilla që të lëndon më tepër mund të jetë ajo për të cilën ke nevojë më shumë

«Pranimi i këshillave është pjesë e rëndësishme e rritjes drejt pjekurisë. Nëse nuk mësojmë t’i pranojmë dhe të nxjerrim dobi, me kalimin e kohës do të dëmtojmë veten.»​—Lena.

Ji mirënjohës. Edhe nëse e ke të vështirë t’i pranosh këshillat, pse nuk ia shpreh mirënjohjen tënde personit që t’i jep? Pa dyshim, ai të do të mirën dhe do që të të vejë mbarë.​—Parimi biblik: Psalmi 141:5.

«Nuk është kurrë e gabuar të thuash ‘Faleminderit’, sidomos nëse ke nevojë për atë këshillë. Edhe po të mos kesh nevojë, mund të tregosh mirësjellje dhe të shprehësh mirënjohje që ai mori mundimin të të këshillonte.»​—Karla.

a Disa emra në këtë artikull janë ndryshuar.

b Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.

SHKRIME KYÇE

  • «Mos u fyej shpejt.»​—Eklisiastiu 7:9.

  • «Krenaria vjen para rrëzimit.»​—Proverbat 16:18.

  • «Po të më godasë i drejti [me qortime], do të jetë dashamirësi nga ana e tij.»​—Psalmi 141:5.

Xhastini

«Kritikat mund të të lëndojnë, por përpiqem të mos harroj se ai që m’i jep do që të bëhem sa më i mirë. Përpiqem ta shoh si një shok që po më ndihmon.»​—XHASTINI

Sharleta

«E di që do të bëj gabime, prandaj e vlerësoj kur të tjerët m’i vënë në dukje. Kështu bëhem e vetëdijshme ku duhet të përmirësoj.»​—SHARLETA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo