BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/14 f. 8-9
  • Si të thuash jo

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të thuash jo
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Si t’i mbroni fëmijët tuaj
    Zgjohuni!—2007
  • Mësoji fëmijët të binden
    Zgjohuni!—2015
  • Dobitë e vetëkontrollit
    Zgjohuni!—2019
  • Kur fëmija gënjen
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 8/14 f. 8-9
Një djalë i vogël zgjatet për të marrë një lodër, por babai i thotë jo

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Si të thuash jo

VËSHTIRËSIA

Fëmija nuk e pranon fjalën jo si përgjigje. Sa herë i thua jo për diçka, reagimi i tija rebel sprovon durimin tënd deri në kulm. Pavarësisht nga çfarë bën apo i thua, nuk qetësohet, dhe në fund ti mendon se s’të mbetet gjë tjetër veçse të dorëzohesh. Edhe këtë herë, dorëzohesh dhe nga lodhja jo-ja jote kthehet në një po me gjysmë zemre.

Mund të arrish të mos dorëzohesh. Por në fillim shqyrto disa faktorë se si të thuash jo.

ÇFARË DUHET TË DISH?

Nëse thua jo, nuk je prind i pashpirt. Disa prindër nuk janë dakord me këtë dhe ndoshta thonë se duhet të arsyetosh me fëmijën, t’i shpjegohesh, madje të biesh në ujdi me të. Dhe, nga frika se mos fëmija të merr inat, sugjerojnë që të mos i thuash jo.

Është e vërtetë që fjala jo në fillim mund ta mërzitë fëmijën. Megjithatë, kështu merr një mësim tepër të rëndësishëm—në botën reale ka kufij që njerëzit duhet t’i respektojnë. Kurse nëse dorëzohesh, autoriteti yt dobësohet dhe i mëson fëmijës që të të manipulojë me qaravitjet e tij sa herë do diçka. Me kalimin e kohës, përgjigjja jote mund ta bëjë të të marrë inat. Në fund të fundit, sa mund ta respektojë një fëmijë prindin që manipulohet kollaj?

Nëse i thua jo fëmijës, e përgatit për adoleshencën dhe moshën e rritur. I mëson sa dobi ka kur ia mohon vetes disa gjëra. Fëmija që mëson këtë të vërtetë me vlerë, ka më pak të ngjarë që në adoleshencë t’i dorëzohet presionit për të marrë drogë ose për të kryer marrëdhënie seksuale para martese.

Nëse i thua jo, po e stërvit edhe për moshën e rritur. «E vërteta është se ne [të rriturit] nuk marrim gjithçka duam,—shkruan dr. Dejvid Uolsh.—Nuk po u bëjmë fëmijëve ndonjë nder të madh duke u mësuar se bota do t’u servirë në pjatë argjendi gjithçka duan.»b

ÇFARË MUND TË BËSH?

Përqendrohu te synimi. Ti do që fëmija të bëhet i aftë, i pjekur emocionalisht dhe një i rritur i suksesshëm. Por nuk do ta arrish këtë synim nëse i jep gjithçka kërkon. Bibla thotë se, në qoftë se dikush ‘llastohet që në rini, në fund të jetës ai do të bëhet mosmirënjohës’. (Proverbat 29:21) Prandaj, të thuash jo është pjesë e një disipline të efektshme. Kjo stërvitje nuk do ta dëmtojë fëmijën, por do ta ndihmojë.—Parimi biblik: Proverbat 19:18.

Kur thua jo, ji i vendosur. Fëmija nuk është i barabartë me ty. Prandaj nuk ka nevojë të debatosh me të sikur të kesh nevojë për miratimin e tij. Sigurisht, ndërsa fëmija rritet, ka nevojë t’i ketë «aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën». (Hebrenjve 5:14) Prandaj nuk është e gabuar të arsyetosh me të. Por mos ngec në debate të pafundme se përse i the jo. Sa më shumë të debatosh me të, aq më shumë fjala jo do të tingëllojë si pyetje dhe jo si vendim.—Parimi biblik: Efesianëve 6:1.

Mos ndrysho mendje. Fëmija yt mund të sprovojë vendosmërinë tënde me qaravitje ose përgjërime. Çfarë mund të bësh nëse këto ndodhin në shtëpi? «Largohu nga fëmija,—këshillon libri Ta duash pa e llastuar (anglisht).—Thuaji: ‘Nëse do të qash, nuk ka problem, por nuk dua të të dëgjoj. Duhet të shkosh në dhomën tënde. Mund të qash atje derisa të pushosh.’» Në fillim, ky qëndrim i vendosur mund të jetë i vështirë si për ty që ta mbash, ashtu edhe për fëmijën që ta pranojë. Por rezistenca e tij ndoshta do të dobësohet ndërsa kupton që e ke seriozisht.—Parimi biblik: Jakovi 5:12.

Mos thuaj jo vetëm për të treguar autoritetin prindëror

Ji i arsyeshëm. Mos thuaj jo vetëm për të treguar autoritetin prindëror. Por, «arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë». (Filipianëve 4:5) Ka raste kur mund t’i thuash edhe po fëmijës—për aq kohë sa nuk dorëzohesh para qaravitjeve të tij dhe kërkesa e tij është me vend.—Parimi biblik: Kolosianëve 3:21.

a Për thjeshtësi, fëmijës po i referohemi në gjininë mashkullore. Por, parimet e shqyrtuara zbatohen si për djemtë, edhe për vajzat.

b Nga libri Jo: Pse fëmijët e të gjitha moshave duhet ta dëgjojnë këtë fjalë dhe si mund ta thonë prindërit? (anglisht)

SHKRIME KYÇE

  • «Ndëshkoje birin tënd sa ka shpresë.»—Proverbat 19:18.

  • «Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj.»—Efesianëve 6:1.

  • «Po-ja juaj le të jetë Po dhe Jo-ja juaj, Jo.»—Jakovi 5:12.

  • «Mos i pezmatoni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.»—Kolosianëve 3:21.

VLERA E FJALËS JO

«Është më se e natyrshme të duam t’i shohim fëmijët të qeshur dhe të gëzuar. Por a e di çfarë? Nëse fëmijët nuk nervozohen me ne, nuk acarohen ose nuk zhgënjehen, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese se nuk po e bëjmë punën si prindër. Si do të mësojnë fëmijët të përballojnë mërzinë dhe zhgënjimin nëse nuk i kanë provuar asnjëherë? Si do të mësojnë vetëdisiplinimin nëse nuk ua mëson? Është përgjegjësia jote t’ua japësh këto mësime të rëndësishme të jetës duke u thënë jo.»—Dr. Dejvid Uolsh.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo