BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/15 f. 8-9
  • Mësoji fëmijët të binden

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësoji fëmijët të binden
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Disiplinë që bën punë
    Zgjohuni!—2015
  • Stërvitini fëmijët që në foshnjëri
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Si t’i mbroni fëmijët tuaj
    Zgjohuni!—2007
  • Çfarë të bësh kur fëmija grindet?
    Zgjohuni!—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 5/15 f. 8-9
Djali i vogël nuk pranon t’i bindet mamit

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Mësoji fëmijët të binden

VËSHTIRËSIA

Ti dhe fëmija yt 4-vjeçar keni ngecur në një betejë ku secili është i vendosur në të vetën, por duket se fiton gjithmonë fëmija.

  • Kur i thua të bëjë diçka që nuk i pëlqen, ai të shpërfill.a

  • Kur i thua të mos bëjë diçka që i pëlqen, ai shpërthen gjithë inat.

Ti mendon: «Shpresoj të jetë një fazë kalimtare.»

Mund ta mësosh fëmijën të bindet. Por, para se të diskutojmë si ta mësosh, le të shqyrtojmë një arsye të mundshme pse sillet kështu.

PSE NDODH?

Kur fëmija ishte i porsalindur, roli yt kryesor ishte të kujdeseshe për të. I rrije në kokë për çdo gjë. Me të hapur gojën, turreshe për t’i plotësuar çdo nevojë. Sigurisht, një reagim i tillë ishte me vend dhe i nevojshëm. Një i porsalindur ose foshnjë ka nevojë për përkujdesjen e vazhdueshme të prindit.

Prandaj, pas shumë muajsh përkujdesjeje është e natyrshme që fëmija të sillet si mbreti i shtëpisë e t’i shohë prindërit si shërbëtorë nën urdhrat e tij. Mirëpo, rreth moshës dyvjeçare fëmija bëhet i vetëdijshëm për këtë realitet të hidhur: ai ka rënë nga «froni». Prindërit, që më parë zbatonin urdhrat e tij, tani presin që ai të zbatojë të tyret. Papritur përballet me një realitet tronditës. Disa fëmijë shpërthejnë gjithë nerva. Të tjerë sfidojnë autoritetin e prindërve duke ngulur këmbë në të tyren.

Në këtë moment kritik prindi duhet të marrë një rol të ri, rolin e atij që ushtron autoritet e që jep drejtim të qartë për atë çka pritet nga fëmija. Por si i bëhet nëse s’do t’ia dijë se çfarë i thua, siç përshkruhet në situatën në fillim?

Ç’MUND TË BËSH

Merr drejtimin. Fëmija nuk do ta pranojë rolin tënd si drejtues nëse nuk të sheh që po merr drejtimin. Ndaj, me ekuilibër, duhet ta bësh të qartë se ke autoritet. Dekadat e fundit, disa të ashtuquajtur ekspertë kanë bërë që fjala «autoritet» të tingëllojë vrazhdë. Madje, njëri e quan autoritetin prindëror «joetik» dhe «joparimor». Mirëpo, toleranca e tepruar e pështjellon fëmijën, e llaston dhe e bën të mendojë se i takon çdo gjë. Kjo nuk e përgatit aspak për përgjegjësitë kur të dalë në jetë.​—Parimi biblik: Proverbat 29:15.

Disiplinoje. Një fjalor e përkufizon disiplinimin si «stërvitje që sjell bindje ose vetëkontroll e që shpesh jepet në formën e rregullave dhe të ndëshkimit, në rast se këto shkelen». Sigurisht, ai s’duhet t’i kalojë kurrë caqet e arsyes a të masës. Nga ana tjetër, fëmija duhet ta kuptojë qartë se po disiplinohet dhe se veprimet kanë pasoja. Kjo e ndihmon të ndryshojë sjellje.​—Parimi biblik: Proverbat 23:13.

Ji i qartë. Disa prindër thjesht i pyesin fëmijët. («A mund ta pastrosh dhomën?») Mbase mendojnë se kështu po tregojnë mirësjellje. Ama, kjo taktikë ia ul autoritetin prindit dhe i lë hapësirë fëmijës të gjykojë nëse i leverdis të bindet, e më pas të vendosë. Në vend që të heqësh dorë nga autoriteti, jepi udhëzime të qarta në formë pohimi.​—Parimi biblik: 1 Korintasve 14:9.

Ji i vendosur. Nëse thua jo, mbaje fjalën dhe të dy si prindër tregoni se jeni në një mendje. Po t’i shkelë rregullat, përmbaju dënimeve që ke vendosur. Mos lësho pe dhe mos shpjego pafund pse more atë vendim. Do të jetë shumë më e lehtë për fëmijën, madje edhe për ty, nëse u vë veshin këtyre fjalëve: «Po-ja juaj le të jetë Po dhe Jo-ja juaj, Jo.»​—Jakovi 5:12.

Ji i dashur. Familja nuk është as demokraci, as diktaturë. Është institucion i themeluar nga Zoti ku fëmijët të rriten me dashuri që të bëhen të përgjegjshëm. Gjatë procesit të rritjes, disiplinimi do t’i mësojë fëmijës bindjen dhe do ta bëjë të ndihet i sigurt ngaqë e do.

a Edhe pse do t’i referohemi fëmijës në gjininë mashkullore, parimet vlejnë për të dyja gjinitë.

SHKRIME KYÇE

  • ‘Fëmija i lënë pa fre, e turpëron nënën e tij.’​—Proverbat 29:15.

  • ‘Mos ia kurse disiplinën fëmijës.’​—Proverbat 23:13.

  • «Po të mos thoni . . . fjalë që kuptohen lehtësisht, si do të merret vesh se çfarë po thuhet?»​—1 Korintasve 14:9.

PËR MË TEPËR INFORMACION

Për të mësuar më shumë si mund të nxjerrin dobi prindërit nga parimet e Biblës, shko te siti ynë jw.org/​sq. Shih te MËSIME BIBLIKE > ÇIFTET DHE PRINDËRIT. Mund të gjesh artikuj të tillë, si:

  • «Disiplinimi i fëmijëve»

  • «Çfarë të bësh kur fëmija grindet?»

  • «Si të thuash jo»

  • «Ngulit vlera morale te fëmijët e tu»

  • «Kur fëmija gënjen»

  • «Si ta disiplinosh fëmijën adoleshent?»

Shih edhe temën kryesore «Ç’ndodhi me disiplinën?» në revistën Zgjohuni! të prillit 2015.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo